Mjekët nga Klinikat e QKUK’së, po vazhdojnë të apelojnë te qytetarët për respektim të masave mbrojtëse, shkruan Gazeta Metro.
Një fotografi e postuar nga Fitore Azemi, infermiere në QKUK tregon më së miri sakrificën e punonjësve shëndetësorë për shpëtimin e të infektuarve nga Covid-19.
Ata madje po ankohen edhe për kushte të rënda pune.
Ky mesazh është shpërndarë në grupin Familja dhe Shëndeti.
Ky është postimi i saj:
Kujdestari me Covid, është ora 06:30 e mëngjesit dhe pas 11 orë e gjysmë punë aktive, na doli paaak kohë me u ul por të lodhur e të dërrmuar, ankesa pa ndal, paciente të përkeqësuar, 3 exitusa (të vdekur), punë shumë, staf pak dhe kushte aspak te favorshme per punë, por DUHET me i’a dal 🤷♀️ . MBANI MASKAT, MBANI DISTANCEN, edhe ne jemi femije e nana të dikujt. #peace✌ #COVID19 #nightshift
Fitore Azemi, infermiere Pulmologji, QKUK.