Moderatorja Aleksandra Dogangjiq e Radio Televizionit të Kosovës, kanali i dytë, që transmeton program në gjuhën serbe, vazhdon t’i referohet Kosovës me termin e Serbisë “Kosova dhe Metohija”.
Dogangjiq për herë të parë në një transmetim të lajmeve në RTK2 kishte përdorur këtë term edhe në dhjetor 2018, pas së cilës ishte suspenduar për një muaj.
Por, ajo ende nuk e ka marrë mësimin. E njëjta, në edicionin e lajmeve të 3 majit të këtij viti, sërish e ka përdorur termin “Kosova dhe Metohija”.
Është e qartë se Dogangjiq po e bën qëllimisht këtë, andaj ndaj saj duhet të merren menjëherë masa. Është plotësisht e papranueshme që një gazetare që paguhet me taksat tona t’i shërbejë politikës diskriminues të Sllobodan Millosheviqit dhe Serbisë.
Ndryshe, kryetare e Bordit të RTK2 është Marijana Admoviq Simiq.