POLITIKE

​Skandaloze: Policia e Kosovës në zbatim të urdhërave të Serbisë

Vendimi i shtabit të krizës në veri të Mitrovicës që është marrë të premten për të karantinuar këtë qytet, me qëllim të parandalimit të pandemisë, po shkakton probleme të mëdha sa i përket lëvizjes së qytetarëve, sidomos atyre shqiptarë të asaj pjese.

Madje edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës në atë pjesë janë vënë në funksion të këtij shtabi, i cili vepron nën urdhëratë e Qeverisë së Serbisë.

Ismet Xhema, banor i lagjes ‘7 shtatori’ në veri të Mitrovicës, thotë për KosovaPress, se mezi ka kaluar në jug, për t’i vizituar familjarët.

Sipas tij, masat e Qeverisë së Serbisë po zbatohen në territorin e Kosovës.

Xhema: Policia na thanë se janë vënë masat e jashtëzakonshme nga Qeveria e Serbisë

“Unë kalova në jug me shumë vështirësi sepse kur erdha te ura, Policia e Kosovës nuk na lejuan me dalë…Ata nuk na lejuan me arsyetimin se kanë vu masat e jashtëzakonshme Qeveria e Serbisë, ndërsa unë e di që ne jetojmë në Republikën e Kosovës, dhe këtu është Kosovë…Po, unë mendoj me u kthy, por ata më thanë se ekziston mundësia me më shti në karantinë”, ka thënë Xhema.

Ndërkaq, Shaban Hasani, qytetar nga jugu i Mitrovicës, i cili deshi të dalë në veri për të blerë ilaçe, nuk u lejua nga policia.

Ai i mllefosur u shpreh se po thuhet që edhe kjo pjesë është Kosovë, por jo, nuk është.

Hasani: Kjo pjesë nuk është Kosovë

“Desha me dalë në atë anë, nuk më lanë, më thanë se kanë vendos karantinë prej sot në mëngjes.. Këta po thonë, s’e di, qeveria jonë jo, por qeveria e tyre…Po thonë Kosovë është edhe këndej, nuk është”, theksoi Hasani.

Media ka provuar gjatë tërë ditës të kontaktojë me përgjegjësit e policisë në veri, për të marrë një sqarim rreth kësaj çësh tje, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

19 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago