FOTO&VIDEO

​U shtir si agjent i CIA-s dhe kërkoi të holla për zbardhjen e rastit të Bedri Rexhepit, arrestohet 48-vjeçari

Policia e Kosovës arrestoi sot (e hënë) një 48-vjeçar me inicialet S.G., shtetas i Republikës së Kosovës si i dyshuar për veprat mashtrim, prezantim i rremë, shantazh, falsifikim të dokumenteve si dhe manipulim të provave.

Kp mësoi nga burimet e saj se i arrestuari ka të bëjë me rastin e zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepi. I dyshuari i arrestuar iu është prezantuar familjarëve të biznesmenit të zhdukur si agjent i CIA duke kërkuar të holla për zbardhjen e rastit.

“Sipas informacioneve të konfirmuara deri më tani, i dyshuari duke shfrytëzuar rrethanat e një rasti tejet të ndjeshëm që po hetohet nga ana e policisë, ka kontaktuar familjarët e viktimës duke provuar t’i vë në lajthim dhe duke u prezantuar rrejshëm si person zyrtar, madje edhe si agjent i huaj, ka kërkuar nga ta favore monetare, kinse për zbardhjen e rrethanave të caktuara të rastit”, konfirmon Policia e Kosovës.

Mirëpo i njëjti është lajmëruar në institucione dhe ka qenë nën vëzhgim dhe pas hetimeve është arrestuar me urdhër të prokurorit.

“Menjëherë pas marrjes së këtyre informacioneve, njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me shpejtësi ka kryer veprime hetimore preliminare si dhe veprime të tjera operative që rezultuan me identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të dyshuarit”, vijoi policia.

I dyshuari me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për t’u proceduar më tej në fazat vijuese të procesit hetimor.

Kujtojmë se për pak ditë bëhen katër muaj nga zhdukja e biznesmenit Bedri Rexhepi. Ai kishte dalë nga shtëpia e tij pasditen e 8 prillit për të mos u kthyer më. Institucionet përgjegjëse deri më sot kanë pasur rezultate konkrete në zbardhjen e këtij rasti dhe gjetjen e 38-vjeçarit. Njohësit e sigurisë vlerësuan se rasti i tij po neglizhohet nga organet e sigurisë.

Lidhur me zhdukjen e Bedri Rexhepi tashmë është arrestuar, Jeton Vllasaliu, i cili po qëndron në paraburgim./kp

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Rutte ngre alarmin: Brenda pesë viteve Rusia sulmon NATO-n

Brenda pesë vitesh Rusia do të mund të jetë gati për të sulmuar vendet e…

6 orë ago

Serbia ia cakton një muaj paraburgim ish- policit Arbnor Spahiu që e arrestoi në kufi

Avokati Arianit Koci, ka treguar se Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale, i është…

7 orë ago

Kurti hap Javën e Krenarisë: Secili ka të drejtë të jetë ashtu siç është

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, hapi zyrtarisht Javën e Krenarisë 2025 në Prishtinë, duke theksuar…

9 orë ago

Kryeministri hungarez: Rusia shumë e dobët për të kërcënuar NATO-n

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, ka deklaruar se nuk sheh rrezik të përshkallëzimit të luftës në…

12 orë ago

Macron “mesazh” Trumpit: Grenlanda dhe Antarktida nuk janë në shitje

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar të hënën se territoret si Grenlanda, Antarktida dhe ujërat…

12 orë ago

Selektori serb fillimsht kishte lavdëruar atmosferën në stadium, tani ka qëndrim tjetër

Ka bërë bujë deklarata e selektorit të Serbisë, Dragan Stojkoviq për atmosferën në “Air Albania”…

15 orë ago