Situata e tensionuar në Veri të Kosovës është bërë temë bisede në Bratislavë të Sllovakisë ku po mbahet aktualisht forumi me temë “Rrugët e Hapura: Ballkanasit sërish në biznes”.
Teksa u përgjigjej pyetjeve të bëra në panelin e diskutimit, kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero.
Kryeministri shkoi më tej duke e krahasuar gatishmërinë ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën, me një skenar që mund të parashikonte ushtrinë e Meksikës në kufijtë e SHBA-së.
“Çfarë mund të bëjë? Asgjë? Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme.”
I pranishëm në panel ishte edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski, i cili teksa komentonte zhvillimet në Veri tha se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë mund të ishte një zgjidhje për situatën.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…