LAJME

110 vite nga masakra serbe, memorial përkujtimor në Gjuzaj të Lushnjës!

27 burrat që u vranë në mënyrën më barbare nga ushtria serbe mëse 110 vite më parë në fshatin Gjuzaj do të kenë tanimë një memorial përkujtimi në zonën e Dardësisë, së Lushnjës.

Në përkujtim të masakrës serbe të vitit 1913, historiani Niko Ferro rrëfen të dhëna mbi dokumentimin e ngjarjes.

“Me ato pak dokumente që ruhen në Muzeun e Lushnjës të gjitha emrat janë vendosur në lapidarian që u përurua. Në këto moment ushtria Serbe kalojnë kufirin kalojnë Shkumbinin, pushton Peqinin dhe i drejtohen Lushnjës por vlen të tregohet trimëria e banorëve të këtij fshati, të cilët i penguan pushtuesit edhe pse pati pasoja”, tregon historiani Niko Ferro historian, Dr i Muzeut Lushnjë.

Historiani thotë se për këtë ngjarje ka pak informacion, pasi nuk është përfshirë as në tekstet shkollore të historisë së Shqipërisë.

“Ka patur rezistencë. Edhe pse kanë kaluar 110 vjet historia dhe e vërteta nuk mund të bjerë në harresë. Është edhe për faj të diktaturës, por këtë nuk kemi për ta gjetur pse nuk është shkruar deri më sot por që në librat e historisë të paktën për shkollat fillore duhet të dihet”, shton ai.

Zona ku janë varrosur 27 civilët e masakruar nga ushtria serbe më 25 mars të vitit 1913  njihet me emrin “Boka e Bardhë” .


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

26 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

36 minuta ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

40 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ekspertja: Nafta e ngarkuar me 7 taksa në Shqipëri

Zana Guxholli, e ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, deklaroi se me nafta…

1 orë ago
  • KRYESORE

Vrasje e rëndë në Gjakovë: Një i vrarë dhe një i plagosur, në kërkim pronari i lokalit “My Place”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën, ku si pasojë e të…

2 orë ago