LAJME

1140 vetura i kanë zëvendësuar targat ilegale me RKS

Në Kosovë tashmë ka filluar riregjistrimi i automjeteve me targat serbe “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS, shkruan Reporteri.net.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriu, Veton Elshani, në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, tha se sot në ditën e 8 të punës janë regjistruar 1140 vetura.

“Sot, në ditën e 7 të punës, janë regjistruar 1140 vetura që kanë konvertuar targat e tyre “KM”, “PE”, “PR”, etj, në RKS”, u shpreh Elshani.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, Elshani në një përgjigje për Reporteri.net tha se nëse ka fluks të regjistrimeve, qytetarëve do t’u mundësohet të marrin targat RKS edhe të dielave.

“Është duke u punuar edhe të shtunave, por nëse ka fluks mund të bëhet regjistrimi edhe të dielave”, tha Elshani.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës vendim i ri, po ashtu, parasheh që pas datës 1 dhjetor 2023 “pronarët e mjeteve të pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri me datë 21 prill 2022, nuk do të kenë më mundësinë që këto mjete t’i regjistrojnë me targa RKS, të hyjnë apo të qarkullojnë në dhe përmes territorit të Republikës së Kosovës.”

Me përpjekjet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, më 23 nëntor 2022, Prishtina dhe Beogradi sërish e arritën një marrëveshje në kuadër të dialogut, e cila parasheh që Serbia të ndalojë lëshimin e targave të reja me emërtimet e qyteteve të Kosovës, ndërsa Kosova procesin e riregjistrimit.

Megjithatë, të dy palët më vonë e interpretuan ndryshe këtë marrëveshje.

Më 6 dhjetor 2022, Qeveria e Serbisë miratoi një dekret në bazë të të cilit automjetet me targa KM lejohen të lëvizin pa etiketë regjistrimi, gjegjësisht atyre u duhet t’i tregojnë zyrtarëve vetëm një policë sigurimi dhe një certifikatë kontrolli teknik.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

9 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

11 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

11 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

15 orë ago