Të premten e 21 tetorit, Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me 13 vite e 6 muaj dhe 1 mijë e 500 euro gjobë tre të akuzuarit për plagosjen e menaxherit të “On Records”, Mehmet Elshani.
Në këtë rast, i dëmtuari Elshani akuzohet për armëmbajtje pa leje, mirëpo në seancën e mbajtur më 18 tetor, gjykata kishte veçuar procedurën penale ndaj të akuzuarve Adhurim Krasniqi, Leotrim Krasniqi dhe Shpëtim Cakiqi pasi që të njëjtit e kishin pranuar fajësinë për veprat penale që u vihen në barrë.
Aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve u shpall të premten nga gjykatësi Agim Kuçi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Shpëtim Cakiqi – është dënuar me 4 vite burgim në të cilin dënim do të i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 1 mijë e 500 euro.
Adhurim Krasniqi – është dënuar me burgim prej 5 vitesh e 10 muajsh, në të cilin dënim do të i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.
Leotrim Krasniqi – është dënuar me 3 vite e 8 muaj burgim, në të cilin dënim do të i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.
Gjithashtu, të akuzuarit janë obliguar që secili veç e veç në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë shumë prej 200 euro, si dhe shumën prej 50 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit.
Gjykatësi Kuçi ka njoftuar se të akuzuarve Shpëtim Cakiqi dhe Leotrim Krasniqi me aktvendim të veçantë do t’i ndërpritet masa e paraburgimit.
Shpëtim Cakiqi, Leotrim Krasniqi dhe Adhurim Krasniqi akuzoheshin se kishin tentuar të privonin nga jeta të akuzuarin Mehmet Elshani, ndërsa Cakiqi po akuzohet edhe për një tjetër rast, në të cilin kishte shtënë në drejtim të të dëmtuarit Agon Selmanaj, të cilit i kishte shkaktuar lëndim të lehtë trupor.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…