Një nxënës i shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit të Serbisë ka vrarë me armë zjarri rojën e shkollës, ndërsa ka shtënë edhe në drejtim të nxënësve të tjerë të shkollës.
Siç shkruan “Danas”, shumë forca policore kanë rrethuar shkollën në mëngjesin e së mërkurës, ndërsa nxënësit janë larguar nga ambientet.
Sipas raportimeve të para, roja ka humbur jetën, ndërsa lëndime serioze ka marrë edhe një mësimdhënës. Ka edhe të tjerë të lënduar. Disa media kanë raportuar se numri i të vrarëve është edhe më i lartë.
Është raportuar se 14-vjeçari kishte marrë armën e babait të vet për të kryer veprat.