Ka marrë përmasa të tjera dhuna nga policia ndaj adoleshentit në zonën e liqenit të Tiranës gjatë karantinës, e cila shkaktoi një reagim të madh publik.
I pyetur sot nga deputetët për aktet e dhunës ndaj të riut, kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu nxorri një video të nënës së tij Zaida Ccobo me një pistoletë në dorë duke argumentuar se i riu vinte nga një familje problematike.
Mirëpo, kjo gjë i ka plasur në dorë kreut të Policisë së Shtetit, pasi përveç faktit se kishte argumentuar dhunën ndaj të riut me veprime të familjarëve të tij, ai duhet të përballët tashmë me diçka edhe më të rëndë, siç është shpjegimi se përse gënjeu publikisht.
Sepse, siç deklaroi edhe Zaida Ccobo në studion e Abc News, planet ku ajo duket me një pistoletë në dorë i përkasin një filmi dhe nuk janë reale.
Pamjet e saj me pistoletë në dorë janë publikuar në rrjetin e saj social Facebook gjatë xhirimeve të filmit.
Bëhet fjalë për filmin “Dashuria s’mjafton” të Drilon Hoxhës, ku ajo ka patur një rol.
Tashmë drejtori i Policisë së Shtetit duhet të tregojë nëse ishte në dijeni se po gënjente përveç faktit se përse policia po ushtron gjerësisht dhunë specifikisht gjatë javëve te fundit.