16-vjeçari Erind Shkambaj nga Shkodra është bërë i njohur brenda disa orëve në rrjetet sociale pas gjestit të tij të pazakontë; ai gjeti një portofol brenda të cilit kishte 6 mijë të cilin e dorëzoi në polici.
Në emisioni Goodmorning Albanias ai tregoi se pasi e kishte gjetur në rrugë, kishte pritur 30 minuta në rrugë për të zotin e portofolit përpara se të shkonte në polici.
Adoleshenti u shpreh se nuk kishte hezituar për asnjë moment t’i dorëzonte paratë, pasi siç tha familja e ka edukuar se e vetmja para që vlen është ajo që fitohet me djersë.
“Atë lekë se kemi qejf si familje, kemi qejf vetëm lekun që vjen nga djersa jonë”, tha adoleshenti.
Ai rrëfeu se kur kishte shkuar në polici të dorëzonte portofolin efektivët ishin shokuar nga gjesti dhe shuma e parave që gjendeshin brenda tij.
Portofoli i përkiste një shtetasi italian i cili, i kishte ofruar 16-vjeçit një shpërblim prej 100 eurosh për gjestin fisnik.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…
Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…
Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…
Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…