Aktivisti, Arlind Imeri ka vendosur 17 flamuj përball objektit të Qeverisë së Kosovës.
Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, Imeri thotë se arsyeja e vendosjes së këtyre flamujve është për t’ia përkujtuar Qeverisë së Kosovës dhe disa deputetëve që Kosova nuk duhet të dal jashtë kornizave të SHBA-vë.
“Arsyeja e vendosjes së këtyre flamujve është me i përkujtu deputetë dhe qeverinë që nuk duhet me leju me dal jashtë kornizave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe koordinimit me ta”, tha Arlind Imeri për Insajderin..
Ai thotë se i kanë vendos 17 flamuj për shkak të datës 17 shkurt.
“Janë arsyet e datës 17 shkurt. Kemi dashtë me simbolizu datën e pavarësisë të cilën pa ndihmen e Amerikës nuk do te arrinim kurrë”, tha ai.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…