18-vjeçari nga fshati Nishor i Suharekës, Ilirian Bytyqi, ka vdekur në vendin e tij të punës në Slloveni.
Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Bali Muharremaj, kryetari i Komunës së Suharekës.
Ai ka deklaruar se ishte një vdekje aksidentale në vendin e punës, duke shtuar se në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Slloveni kanë bërë përgatitjet për të sjellë në Kosovë trupin e pajetë.