LAJME

Apeli në Hagë ua ul dënimin Gucatit e Haradinajt

Gjykata e Apelit në Hagë ua ka ulur dënimin ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, nga katër vjet e gjysmë në katër vjet e gjashtë muaj.

Më 18 maj, Gjykata themelore në Hagë Gucatin e Haradinajn i kishte dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale. Gucati e Haradinaj u dënuan për publikimin e dokumenteve të Speciales. Dokumentet ishin sjellë nga persona të panjohur në zyrat e OVL-së së UÇK-së gjatë vitit 2020.

Në dënim do t’u përllogaritet koha e kaluar në paraburgim nga shtatori i vitit 2020.

Gucati e Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Ata u shpallën të pafajshëm për veprën e hakmarrjes.

Trupi gjykues i dënoi të dy edhe me nga 100 euro gjobë.

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve se në disa konferenca për media në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kanë shpërndarë dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, që njihen edhe si Gjykata Speciale.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

15 minuta ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

4 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

8 orë ago