Gjatë ditës së hënë, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka realizuar një aksion ku janë bastisur pesë lokacione në rajonin e Mitrovicës dhe Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të cilët dyshohet se janë përfshirë në trafikim me armë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit të cilët kanë vepruar në mënyrë të organizuar si grup i rrezikshëm kriminal janë:
Ndaj pesë të dyshuarve Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, pasi që të njëjti dyshohet se në vazhdimësi kanë bashkëpunuar me persona ende të paidentifikuar të nacionalitetit serb nga veriu i Kosovës dhe Serbia, me qëllim që të furnizojnë, transportojnë dhe të shesin në mënyrë të paautorizuar armë zjarri dhe municion.
Gjatë kontrollit dhe bastisjeve të kryera në prona/shtëpi banimi, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:
Sipas kërkesës së Prokurorisë për paraburgim të cilën e ka siguruar Sinjali, në bashkëkryerje, të dyshuarit kanë arritur që të përgatisin një sasi të madhe të armëve, të cilat dyshohet se si destinacion të mundshëm kishin Gjermaninë.
Të dyshuarit kanë dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake, me ç’rast Gjykata u ka shqiptuar atyre masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji nën dyshimet se kanë kryer në bashkëkryerje veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…
Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…