Autoritetet spanjolle kanë lëshuar një urdhër-arresti për Amant Josifin, pronar call-center në Shqipëri.
Media më e madhe spanjolle “EL PAIS” shkruan se ai ka lidhje të nivelit të lartë me qeverinë shqiptare, si dhe është këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes.
Ky zbulim është bërë pas aksionit që u iniciua nga policia spanjolle dhe që çoi në kontrolle dhe arrestime në Shqipëri.
Për biznesmenin Josifi, gazetari Lavdërim Lita dha detaje të reja në një intervistë me gazetaren Esmeralda Mulaj, ku u shpreh se grupi ku ndodhej 35-vjeçari ka mashtruar rreth 200 mijë persona në Europë.
Mashtrimet sipas gazetarin kapin shifrën e 2 mld eurove.
“Amand Josifi është 35-vjeç. Ai ka studiuar në Greqi dhe Francë, ka qenë këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjithçka ka nisur në 2020 kur autoritetet spanjolle kanë kërkuar nga Policia shqiptare të hetojë Armand Josidin dhe një sërë personash të tjerë sepse mendohej se ishin një grup ndërkombëtar që bënin mashtrim përmes internetit Forex. Grupi ka mashtruar rreth 200 mijë persona në Gjermani dhe Suedi dhe vende të tjera. Kjo kap një shifër prej 2 mld euro mashtrime. 6 call center që funksionin në Shqipëri kanë arritur të bëjnë 15 mln euro në muaj përmes skemave të ndryshme të investimeve fake. Gjithçka ishte një skemë mashtrimi”, u shpreh ai.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…