Në një prononcim për media, Selim Belortaja ambasador i Shqipërisë në Kinë tregon për numrin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në qytetin Wuhan, epiqendra e gripit që deri më tani i ka marrë jetën 41 personave.
Në një komunikim me gazetarin e Top Channel, Ambasadori Belortaja tha se në “ dijeninë tonë, në Wuhan janë 4 studentë shqiptarë. Për fat 2 prej tyre janë jashtë (një në Shqipëri e tjetri pat lëvizur në një tjetër provincë). Nga ata dy, vetëm një vajzë na ka kontaktuar dhe nuk është e infektuar në dijeninë e saj”.
Ambasadori Belortaja, ka thënë se kanë kontaktuar me studentin dhe i është thënë të kontrollohet.
Ambasadori i Shqipërisë në Kinë theksoi se “regjimi i trajtimit të kontrollit është shumë i rreptë dhe i step njerëzit, plus që i rrezikon pritja në radhë me njerëz potencialisht të infektuar”.
Mos kontrollimi i saj, ose pavetëdija që mund ta posedoj virusin, dhe ardhje në Shqipëri mund të jetë një rrezik potencial për përhapjen e virusit.