Një 25 vjeçar është rrahur dhe grabitur mbrëmë pas mesnate nga tre persona në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë, raporton gazeta online Reporteri.net.
Ngjarja ka ndodhur në ora 01:25 minuta.
25 vjeçari ka deklaruar në Policinë e Kosovës se me forcë atij i është grabitur një varëse që thotë se ka pasur vlerë 10 mijë euro, portofoli dhe telefoni.
Burime të gazetës online Reporteri.net brenda autoriteteve të sigurisë bëjnë të ditur se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor në vendin e ngjarjes dhe është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Viktima në Polici i ka përshkruar grabitësit të veshur me duksa, sipas tij, dy me ngjyrë të zezë dhe njëri me ngjyrë kafe.