KSHPK ka bërë të ditur se në Kosovë janë konfirmuar 39 raste të reja me Covid-19. Nga 39 raste, 26 janë nga komuna e Pejës.
‘’Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e gjashtë (26) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: pesëmbëdhjetë (15) raste Katund i ri dhe njëmbëdhjetë (11) raste Pejë), nëntë (9) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Kërninë-Istog dhe Zveçan.’’, thuhet në komunikatën e IKSHPK’së.
26 rastet janë për shkak të mosrespektimit të distancës sociale dhe rekomandimeve gjatë një ceremonie mortore të datës 6 prill.
‘’Numri i madh i rasteve të konfirmuara sot në Pejë janë si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremonial mortor më 6 prill 2020, përkundër masave të ndalimit të grumbullimit në masë të qytetarëve. Si pasojë e këtij veprimi deri më tani janë diagnostikuar 36 raste pozitive me COVID-19.’’, thuhet tutje.
Gjithsejt në komunën e Pejës janë konfirmuar 47 raste