LAJME

3 vëllezërit në polici që e gjakosën imamin, i katërti shfaqet me versionin “e gjetëm ashtu”

Vëllau i mitur i tre të arrestuarve në Podujevë, që dyshohen për sulm ndaj imamit të fshatit Lupç, Zeqir Berisha, ka mohuar se vëllezërit e tij e kanë rrahur imamin.

Në një prononcim për T7, ai i ka thënë se ai dhe njëri prej vëllezërve të arrestuar kanë shkuar për ta falur namazin e jacisë, por kur kanë arritur te xhamia e fshatit e kanë gjetur imamin të shtrirë për toke e të gjakosur.

Ka deklaruar se menjëherë i ka thirur Policinë dhe Emergjencën.

“Une me vllaun tem Atdheun ishum tuj shku në xhami për namazin e jacisë, aty ishim 1 minut përpara te xhamia që fillon ezani. Tu shku aty e pamë imamin e xhamisë të shtrimë në tokë përpara rrethojave të xhamisë, ishte i gjakosur edhe kokën e kishte të gjakosur, ishte i mbulum me gjak, pastaj unë e thirra policinë, 192. Më pas, Policia me orientoi me thirr 194 emergjencën pastaj e thirra edhe emergjencën edhe ju thash dërgone sa ma shpejtë ni njësi se është imami i xhamisë se Lupcit i lëndumë rëndë”, ka thënë 17-vjeçari për T7.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre të rinj që dyshohet se rrahën rëndë imamin e fshatit Lupç i Poshtëm të Podujevës, Zeqir Berishën.

Të arrestuar janë: B.M, 27-vjeçar, A.M, 28-vjeçar dhe Sh.M 25-vjeçar, të cilët janë dërguar në mbajtje.Ndaj tyre është inicuar rast për “vrasje në tentativë”.

“Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar”, ka njoftuar Policia.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

Qeveria e Britanisë së Madhe ka ndryshuar qëndrim dhe ka miratuar përdorimin e bazave të…

40 minuta ago
  • POLITIKE

Deklarata e Erdogan për Fitër Bajram: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump i ashpër me NATO-n: Jeni frikacakë, do ta mbajmë mend

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur

Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shakaja “pa kripë” e Trump “prish” fytyrën e Takaichit! Presidenti i kujton sulmin e Japonisë ndaj SHBA-së

Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

21 orë ago