BOTA

30 vjeçarja britanike nis kërkimin e 19-vjecarit që është baba i fëmijës së saj, pas natës ‘së dehur’ në Tenerife

Një grua shtatzënë britanike ka nisur një kërkim të dëshpëruar në rrjet për një burrë skocez që është babai fëmijës së saj pasi kaluan një natë dehjeje gjatë pushimeve në Tenerife, të cilit nuk i di as emrin.

30 vjeçarja Sarah-Jayne Snow, thotë se ishte e shokuar kur mësoi se mbeti shtatzënë pas natës së dashurisë me skocezin 19 vjeçar gushtin e kaluar kur ishte me pushime, të cilit nuk i mban mend as emrin.

Dyshja nuk arriti të këmbenin numrat e telefonit  dhe tani zonja Snow po përpiqet të kontaktojë me të riun, për të cilin beson se është nga Glasgow, për t’i thënë se muajin që vjen do të bëhet baba.

Edhe vetë gruaja është skoceze nga East Lothian, dhe tashmë ka postuar një mesazh që është bërë viral në rrjetet sociale me miliona shikime, bashkë me një foto të të dyve teksa ai është duke e puthur në faqe.

Bashkë me videon, zonjusha Snow shkruan: “Kushdo që e njeh këtë djalin nga Glasgow me të cilin u njoha në  Tenerife më 5/6 gusht, më duket se punon në qendrën tregtare Braehead Shopping Centre (ose punonte, nuk jam e sigurtë), t’i thotë që do të bëhet baba.’

Në postim përfshiheshin dhe pamje të atraksionit turistik Rrugica Veronica në Tenerife, ku të dy ishin takuar për herë të parë.

Duke folur për të përditshmen vendase The Sun, zonja Snow e përshkruante episodin e tyre seksual si ‘diçka konsensuale mes dy të rriturve të dehur’.

Ajo thotë se më pas ata shkuan në rrugën e tyre, duke zgjedhur vetë të mos këmbenin kontaktet, por pasi zbuloi se ishte shtatzënë ajo e ndjente se duhet ta gjente.

“Nuk kujdesem dot e vetme për djalin tim, dhe as nuk dua të mos dije cili është babai i tij”, tha nëna në pritje.

“Dua vetëm që babai kësaj familjeje të dijë që nëse dëshiron mund të jetë i përfshirë”.

Zonjusha Snow tregon se ishte me pushime me motrën në plazhin spanjoll Tenerife kur i panjohuri i ofroi ta shoqëronte në banesë gjatë orëve të vona.

Ajo tregon se nuk donte të përfshihej fillimisht prej diferencës së tyre 10-vjeçare në moshë, teksa asokohe ishte 29 vjeçe dhe ai 19.

Por më pas për siguri telefonoi me video motrës së saj dhe gjithsesi i tregoi fytyrën e djalit që po e shoqëronte.

“Të them të drejtën isha më e dehur se ai dhe arsyeja që fjetëm bashkë ishte sepse më ndaloi në rrugë dhe më kërkoi të shkoj me të”, thotë vajza.

Punonjësja e kopshtit thotë se kishte dhimbje koke të nesërmen dhe u habit kur zbuloi se ishte shtatzënë.

Pasi u mendua për disa kohë ajo vendosi të mbante beben sepse ndjehej e gatshëm të ishte një nënë.

Snow insiston se apeli i saj nuk ka të bëjë me mbështetje financiare dhe as për lidhje me babanë, por thotë se është e haur që ai të asistojë në lindjen e parashikuar në fund të muajit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

13 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago