Një 35-vjeçarit nga Kosova i është bërë atentat në Hannover të Gjermanisë.
Sh.B po udhëtonte me veturën e tij të tipit “GOLF VII”, ngjyrë e bardhë teksa u qëllua me breshëri plumbash nga disa persona.
Ai ka arritur që të zbres nga vetura dhe të ik nga vendi i ngjarjes.
35-vjeçari më pas është gjetur dhe prangos pasi që rezultonte në kërkim për trafikim droge, shkruan gazeta gjermane BILD përcjell Klankosova.tv
Avokati i kosovarit, refuzoi të komentonte se kush mund të ishte i dyshuari që sulmoi klientin e tij.
“Asnjë koment”, u përgjigj shkurtimisht ai.
As Prokuroria e Hannoverit nuk u prononcua lidhur me rastin.
Zëdhënësja Paula Topp tha se kanë njohuri lidhur me rastin.
“Për arsye të hetimeve, nuk e komentojmë këtë për momentin”, tha ajo.
Sh.B, 35-vjeçari nga Kosova dyshohet se mund të jetë koka e një bande të drogës.
Muaj më parë forcat speciale kishin bastisur një depo në Wedemark në Hannover.
Policia në kamionin e ngarkuar me perime gjeti gjashtë çantë me 160 kilogramë marihuanë.
Vlera e drogës në tregun e zi sipas policisë kap vlerën e 750 mijë eurove, shkruan Bild.
Kamioni kishte për destinacion Spanjën.
Në këtë aksion u arrestuan tre persona, nga mosha 32 deri në 65 vjeç.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…