Ka shkuar në 336 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë, ndërsa është shtuar për dhjetë numri i të prekurve me këtë virus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se dhjetë rastet pozitive janë raste kontakti: komuna e Mitrovicës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë), nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Gërnçar), nga Rahoveci 2 raste dhe nga Suhareka 1 rast.
Të shtunën janë testuar 231 mostra. Në total deri tash janë testuar 7875 mostra të dyshimta me koronavirus në Kosovë.