LAJME

4 mijë e 500 euro për një vizë pune, ambasada gjermane ndryshon formën e aplikimit për vizë

Një termin për vizë pune në Gjermani, një qytetari të Kosovës po i kushton hiç më pak se 4 mijë e 500 euro.

Me një tregtar të tillë të termineve ra në kontakt edhe gazetari i KIKS Kosovës. Duke u paraqitur se është i interesuar për një termin të vizës së punës, tregtari e siguron atë se brenda javës i bëhet termini.

E gjithë kjo marrëveshje mes qytetarëve, agjencioneve dhe individëve të caktuar nuk ishte më e fshehtë. Të gjitha e dinin. Madje më askush nuk thoshte as “mos fol”.

“Kom ndi, po do janë me skandale, vallahi rrezik, si t’i kap 2-3 mijë euro, hup. S’i sheh kurrë më paret. Vetë s’e kam provu, po një shok u djegë qeshtu? Ia kish dhanë njërit nja 1500, i ka premtu terminin e vizës që i bëhet andej-këndej, u zhduk, as telefon s’ka, tha as… thashë shoki ma mirë më m’i pas dhanë mu, kishe bë sevap?”, thotë një qytetar për KIKS-in.

Por, a ishin ambasadat në dijeni për këtë?

Me 23 qershor të këtij viti, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se zyrtarisht terminet për aplikim për viza Schengen për udhëtimet drejt Gjermanisë, nga mesi i shtatorit mund të rezervohen që tani nëpërmjet kontraktorit të jashtëm i cili është një agjencion.

Ndonëse deri tash çdo agjension punonte jozyrtarisht, të paktën tani u bë zyrtare.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

Qeveria e Britanisë së Madhe ka ndryshuar qëndrim dhe ka miratuar përdorimin e bazave të…

2 orë ago
  • POLITIKE

Deklarata e Erdogan për Fitër Bajram: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i ashpër me NATO-n: Jeni frikacakë, do ta mbajmë mend

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur

Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shakaja “pa kripë” e Trump “prish” fytyrën e Takaichit! Presidenti i kujton sulmin e Japonisë ndaj SHBA-së

Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

22 orë ago