POLITIKE

4 mijë e 600 persona heqin dorë nga shtetësia në vitin 2021

Rreth 4 mijë e 600 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia gjatë vitit 2021.

Ky numër është dukshëm më i lartë se një vit me herët kur nga shtetësia kishin hequr dorë 3 mijë e 600 persona.

Zyrtarë nga Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se arsyeja kryesore për heqjen dorë nga shtetësia, është mos lejimi i dy shtetësisë në shtete të ndryshme, kryesisht të Bashkimit Evropian, ku kanë migruar shumë kosovarë.

Ndryshe nga viti 2020, kur nga shtetësia e Kosovës hoqën dorë rreth 3 mijë e 600 persona, numri i kosovarëve që janë liruan nga shtetësia deri në fund të nëntorit të këtij viti, është dukshëm më i lartë se vitin e kaluar.

Behar Haziraj, zyrtar i lartë për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës, tregon numrin e atyre që për arsye të ndryshme hoqën dorë nga shtetësia.

“Gjatë periudhës Janar – Nëntor të vitit 2021, nga Shtetësia e Republikës së Kosovës, janë liruar gjithshej 4 mijë e 594 persona. Prej tyre, meshkuj janë 2 mijë e 359, ndërsa 2 mijë e 235 janë femra. Këto janë të dhëna statistikore të përpunuara deri në muajin nëntor, ndërsa meqë muaji dhjetor nuk ka përfunduar ende, të dhënat për këtë muaj nuk i kemi”.

Arsyeja kryesore që shtyn kosovarët të heqin dorë nga shtetësia është ndalimi i dy shtetësisë në shumë vende të BE-së, pohon Haziraj.

“Arsyet pse këta personat heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë, përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e BE-së. Duke pasur parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashmë me vite në këto shtete, e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj kanë fituar të drejtën e Fitimit të Shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi”, tha Haziraj.

Gjatë periudhës Janar – Nëntor 2021, Shtetësinë e Kosovës, e kanë fituar 362 persona.

Ndërkohë, sipas të dhënëva të MPB-së, nga 2017 e deri në vitin 2020, nga shtetësia kanë hequr dorë 20 mijë e 113 kosovarë


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

38 minuta ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

5 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

6 orë ago