FOTO&VIDEO

430 euro për dy pjata makarona, tërbohen japonezët

Iu ka “rënë rëndë” dy turisteve japoneze ngrënia e një dreke në një lokal në qendrën historike Romës. Kur kamerieri iu solli faturën, turistet mbetën të shokuara kur panë në fund të saj se duhet të paguanin 429 euro dhe 80 centë vetëm për dy pjata makarona me fruta deti dhe ujë.

Fatura u shpërnda me shpejtësi të madhe në internet dhe pas saj erdhi dhe reagimi i menjëhershëm i pronarit të lokalit.

“Menuja e lokalit është shumë e qartë, gjithçka është e shkruar dhe e detajuar, mjafton të shohësh çmimet, asnjë pjatë me makarona nuk shkon më shumë se 16 euro. Për të paguar atë shifër vajzat do kenë marrë dhe peshk që tek ne është i freskët. Klienti e zgjedh dhe ne e gatuajmë”, deklaroi për mediat pronari i lokalit.

Një gjë tjetër që të bie në sy në faturën e kripur është dhe një bakshish i caktuar prej 80 eurosh për të cilin pronari i lokalit thotë që nuk është i detyrueshëm, por që varion nga 10-20% të faturës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

9 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

10 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

11 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

15 orë ago