Rio de Janeiro, Brazil, November 25, 2016: Ministry of Foreign Affairs of Italy promotes the First Week of Italian Gastronomy in the World. In the edition of Rio de Janeiro, the chosen location was the terrace of the building of the General Consulate of Italy in Rio Downtown. The place has a privileged view to the Guanabara Bay, Gloria Marina and Sugar Loaf, some of the main sights from Rio de Janeiro. The event featured the traditional gastronomy of Naples and Venice and there was also a show with important personalities from Italy that contributed to the development of art, culture and architecture in Rio de Janeiro in the last century. The event will be held again in the last week of November 2017. (Photo by Luiz Souza/NurPhoto via Getty Images)
Më e keqja nga pandemia koronavirus në Itali duket se ka kaluar. 433 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, duke shënuar kështu një ulje të lehtë krahasuar me një ditë më parë.
Covid-19 ka shkaktuar më shumë se 23 mijë viktima në Itali. Një rënie të lehtë pësoi dhe numri i rasteve të reja, të cilët ishin mbi 3 000. Që prej shpërthimit të pandemisë, në vendin fqinj janë infektuar më tepër se 179 mijë persona.
Teksa situata po përmirësohet dita-ditës, Italia do të nisë rikthimin në normalitet që nga data 4 maj. Konfirmimi vjen nga kryeministri Giuseppe Conte, i cili prezantoi një program konkret për këtë.
“Sa i përket masave të sigurisë për shëndetin e qytetarëve, qeveria do të punojë për ndërtimin e spitaleve Covid”, thekson shefi i ekzekutivit italian.
Ai shton se do të përdoren më mirë aplikacionet teknologjike dhe testet për të mundësuar një strategji efikase të parandalimit dhe kontrollimit të përhapjes së virusit. Conte kërkon që përmirësimi i situatës të mos keqpërdoret dhe bën thirrje që të respektohet me përpikmëri protokolli i sigurisë në vendet e punës.
Megjithatë, i dërguari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe këshilltari i Ministrisë italiane të Shëndetësisë, Walter Ricciardi, kërkon që të tregohet më shumë kujdes me rihapjen e vendit.
Sipas tij, është ende shumë herët për të nisur fazën e dytë, pasi në disa rajone ka shifra tepër të larta përhapjeje dhe viktimash nga virusi pandemik.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…