POLITIKE

6 deputetët e LDK-së që janë në dyshim për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Grupi Parlamentar i LDK-së ka hyrë në takim prej dy orësh ku po flitet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, pjesë e të cilës është edhe vetë LDK-ja.

Ndonëse shumica janë për të dëgjuar vendimin e Kryesisë së partisë, ka disa që janë kundër prishjes së këtij koalicioni, shkruan Reporteri.net.

Gazeta ka mësuar se janë 5 deputetë që kanë dalë kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, ndërsa një deputete pranon të rrëzohet Qeveria me kushtin që të mos bëhet koalicion me PDK-në.

Deputetët që janë kundër, sic tashmë dihet publikisht, prihen nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e cila kundërshtoi edhe në Kryesi.

Pas Vjosës, kundër është janë edhe deputetët Haxhi Avdyli, Hatim Baxhaku, Fatmir Rexhepi e Ardian Shala, të gjithë këta të afërt me nënkryetaren e partisë.

Ndërkaq, deputetja Marigona Geci, vajza e Gani Gecit, është në dyshime. Ajo ka vendosur kusht për votimin e mocionit. Sipas saj, votën PRO do ta jepte vetëm nëse nuk futet partia e saj në koalicion me PDK-në.

Sidoqoftë, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, është dukur i qetë sot në të dalë nga zyrat e partisë. Abrashi ka thënë se LDK-ja ka unanimitet dhe kjo është vërejtur në mbledhjen e Kryesisë.

“Unë mund të flas për kryesi. Në Kryesi ka pasur një votë kundër, ose dy. Për të tjerët ka pasur unanimitet”, ka thënë ai.

LDK-së i duhen 40 nënshkrime për të thirrur seancën për mocion mosbesimi, ndërkaq duhen së paku 61 deputetë për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

Ndryshe, LDK-ja dhe dy partitë me të cilat ka marrëveshje për ta rrëzuar Kurtin, AAK dhe NISMA, kanë thënë se nuk ka nevojë për zgjedhje pasi mund të gjendet një zgjidhje brenda institucioneve aktuale.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

8 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago