Mëngjesin e kësaj të shtune një person ka ndërruar jetë fshatin Prugovc.
Klankosova.tv merr vesh se viktima ishte i moshës rreth 65 vjeç dhe i njëjti ka ndërruar jetë në një motel, njofton Klankosova.tv.
Vdekja e viktimës u konstatua në vendin e ngjarjes teksa policia po e heton rastin si vdekje e dyshimtë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes” tha Borovci.