Një burrë dhe një grua në Sent Piter, një qytet i vogël në Mineapolis të Minesotës, kishin 68 vite të martuar dhe ai thoshte se nuk e përfytyronte dot jetën pa të. Dhe jeta bëri që të mos kishte nevojë për atë përfytyrim.
Korina Xhonson vdiq më 24 nëntor, në moshën 87 vjeçare, ndërsa bashkëshorti i saj vdiq vetëm një ditë më pas, më 25 nëntor, në moshën 85 vjeçare.
Djali i tyre, Brent Xhonson, tha se të dy prindërit iu afruan vdekjes në mënyrë të paqtë. “Gjatë gjithë jetës, ata kanë jetuar në një martesë të lumtur dhe gjithnjë pranë njëri-tjetrit”, tha ai për CNN. “Ndërsa gjithë pleqërinë e kaluan të dy bashkë, të pavarur nga fëmijët.”
Korina e njohu Robertin sepse ishte shoku i ngushtë i vëllait të saj, dhe u martuan në vitin 1951. Para se të shkonte në dasmë, Roberti punoi gjithë ditën në farmë për të korrur prodhimin në ara. Pastaj ndërroi rrobat dhe shkoi në kishë.