FOTO&VIDEO

75-vjeçari i nervozuar me mjekët: Dalin sikur sorrat e larme në kafe…duhet me ‘stupc’ për me i qitë prej këtu

75-vjeçari Halim Beqiraj nga Malisheva ishte zgjuar herët sot për t’u nisur drejt Prishtinës dhe për të marrë shërbimin mjekësor në Ambulancën Specialistike në QKUK.

Mirëpo, ai dhe të gjithë pacientët e tjerë mëngjesin e sotëm nuk morën asnjë shërbim për shkak të grevës.

Beqiraj që iu desh të kthehej sërish në Malishevë pa kryer ndonjë punë nuk kurseu kritikat për mjekët.

Madje, ai tha se ata nuk e meritojnë që t’iu rritet rroga pasi nuk kujdesen për pacientët.

“ Unë kam ardhur prej komunës së Malishevës, jam nis në gjashtë ora atje. Kam ardhur, tash po duhet me u kthye prapë, 75 vjet. Jam i sëmurë me ceva, vjen këtu badihava. Dalin sikur sorrat e larme në kafe, doktorët kur duan vijnë kurdo s’vijnë hiç. Askush nuk i kontrollon…gjynah me iu dhanë pare, jo greva po duhet me ‘stupc’ për me i qitë prej këtu krejt, asnjë nuk duhet me i lanë këtu. Sikur me qenë privati vijnë këtu dhe për pacientë nuk ia ndin hiç”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

1 minutë ago
  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

13 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

14 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

17 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

18 orë ago