BREAKING NEWS

8 vjet telefonata dhe udhëtime me makinën e trafikantit, hetuesi amerikan ‘fundos’ prokurorin e Krimeve të Rënda

Kontaktet e shpeshta me një preson të krimit të organizuar i kanë kushtuar shkarkimin nga detyra prokurorit të Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri.

Sipas vendimit të shkarkimit të datës 6 nëntor 2019, i siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report Tv, rezulton që Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar i ka dërguar fillimisht një raport Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke konstatuar papërshtatshmërinë e prokurorit Kulluri për të vijuar detyrën, për shkak të lidhjeve me një person të përfshirë në trafik droge. Bazuar në këtë raport, prokurori i njohur amerikan John Leonardo, vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ka kryer një hetim më të thelluar. Prokurori amerikan ka arritur në konkluzionin se prokurori Përparim Kulluri ka komunikuar në telefon gjatë periudhës 15.3.2008 – 4.2.2016 me personin A. B., i njohur më pas edhe M. B, pasi ka ndryshuar emrin.

Ndërkaq më 11.5.2006, Gjykata e Apelit Athinë ka urdhëruar arrestimin e tij e këtij personi për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Gjithashtu, sipas vëzhguesit të ONM, nga të dhënat e sistemit TIMS, ka rezultuar se prokurori ka përdorur makinën e këtij personazhi, për të cilin ishte lëshuar një urdhër arresti nga gjykata greke. Më tej, ky person është hetuar penalisht edhe nga vetë Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri për trafik droge, në vitin 2014. Ndërkaq, Komisioni i Vetingut, me trupë gjykuese Olsi Komici, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj ka konkluduar se prokurori ka udhëtuar 6 herë jashtë vendit me makinë e A. B, në pozicionin e “shoferit”. Nga ana tjetër, prokurori Kulluri ka shpjeguar se këtë shtetas se e njeh, pasi kanë qenë studentë në vitin 1990, por që nuk ka qenë në dijeni të faktit se ai apo vëllai i tij janë të përfshirë në krimin e organizuar si dhe nuk ka pasur dijeni se mund të ketë qenë i dënuar në Greqi.

LEXO EDHE:
Vettingu në polici/ Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj përballet me gjetjet e KJV-së, nga njohja me Arben Frrokun tek denoncimet
Por, KPK ka theksuar se prokurori duhej të tregohej i kujdesshëm me përdorimin e makinës dhe se aktiviteti i trafikimit të lëndëve narkotike të këtij personi konstatohet edhe nga burime të hapura, duke iu referuar lajmeve të vitit 2005. Bëhet fjalë për lajmin e publikuar në qershor të 2005, sipas të cili policia greke sekuestroi 90 kg hashash në qendër të Athinës si dhe vuri në pranga çiftin e bashkëshortëve shqiptarë, Artur Asimaj, 26-vjeç nga Vlora si dhe bashkëshortja e tij, Silvia Shkeli, 22-vjeç nga Tirana. Sipas zëdhënësit të policisë greke në atë kohë, kreu i këtij trafiku dyshohej të ishte një shqiptar, A. B, me origjinë nga Gjirokastra, por banues në Fier.

Gjetjet e hetuesit amerikan për prokurorin Përparim Kulluri
1. Ka informacion se shtetasi A. B., i njohur edhe si M. B., i lindur më 17.4.1972, ka qenë i proceduar penalisht në Greqi. Gjykata e Apelit Athinë ka urdhëruar arrestimin e tij më 11.5.2006, për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

2. Gjithashtu, shtetasi A. B., i njohur edhe si M. B., duke filluar nga data 24.1.2014, është hetuar penalisht për veprën penale “trafikim të lëndëve narkotike” nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku subjekti i rivlerësimit ka punuar nga tetori i vitit 2013, e në vazhdim.

3. Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe trafikimi i lëndëve narkotike përbëjnë vepra penale të “krimit të organizuar”, siç përcaktohet nga pika 15, e nenit 3, të ligjit të nr. 84/2016. Për pasojë, A. B., i njohur ndryshe edhe si M. B., është “person i përfshirë në krimin e organizuar”, në bazë të pikës 15, të nenit 3, të ligjit nr. 84/2016, nga data 11.5.2006, e në vijim.

4. Numri i telefonit (*), i regjistruar në emrin e subjektit të rivlerësimit, është përdorur shpesh gjatë periudhës 15.3.2008 – 4.2.2016, për t’i telefonuar numrit të telefonit (*), i cili ka qenë i regjistruar në emër të shtetasit A. B., i njohur edhe si M. B. .

5. Në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2013, nga të dhënat e sistemit TIMS rezultoi se subjekti i rivlerësimit ka udhëtuar dhe ka kaluar kufirin shqiptar disa herë, duke drejtuar një autoveturë me targa (*). Ky automjet rezulton se në këtë periudhë ka qenë në pronësi të shtetasit M. B. (i njohur edhe si A. B.), nga viti 2010 deri në vitin 2014. Subjekti i rivlerësimit ka pranuar se e ka përdorur automjetin jo vetëm për të kaluar kufirin, por edhe për qëllime të përgjithshme gjatë vitit 2012 dhe vitit 2013.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

7 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

14 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

18 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

20 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago