80 vjet pas çlirimit të kampit të Aushvic-it/ “Para se nazistët të vinin në pushtet, jeta ishte e bukur”, tre të mbijetuarit tregojnë historitë e tyre

Data 27 janar shënon 80-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit nazist gjerman në Aushvic.

Tre të mbijetuar, dy prej të cilëve u internuan atje si adoleshent tregojnë historitë e tyre.

Albrecht “Albi ” Weinberg, 99 vjeç, u rrit në fshatin Fehndorf Rhauderfehn në pjesën veriore të Gjermanisë. Babai i tij, Alfred ishte një tregtar bagëtish dhe kasap, dhe nëna e tij u dëbuan në tetor të vitit 1944 në Ayshvic, ku u vranë.

Weinberg së bashku me motrën dhe vëllain u dërguan në Aushvic, por të ndarë nga njëri-tjetri. Ata arritën të mbijetonin dhe u ribashkuan pas luftës.

Historia e Weinberg

Përpara se nazistët të vinin në pushtet, jeta ishte e bukur dhe ne jetonim të lumtur me fqinjët tanë. Kur ata festonin Krishtlindjet, ne ishim të ftuar, ndërsa kur ne festonim Hanukkah, ata erdhën në shtëpinë tonë. Pastaj nazistët erdhën në pushtet dhe antisemitizmi ngriti kokën e tij të shëmtuar. Sheshi përballë shtëpisë sonë u riemërua Adolf Hitler Platz, dhe të njerëzit e Hitlerit ngrinin dhe ulnin një flamur atje çdo ditë dhe këndonin ‘Deutschland ü ber alles’.’

Ata na përzunë nga shtretërit tanë, na ndoqën nëpër rrugë dhe na mbyllën në thertoren lokale, duke i detyruar burrat të largonin derrat. Ata (nazsitët) morën prindërit e mi – të cilët nuk i pamë më – dhe unë dhe vëllezërit e motrat e mi u detyruam të punonim skllevër. Menduam se po na dërgonin në lindje për të punuar për ushtrinë, por mbërritëm në Aushvic dhe nuk e dinim se çfarë ishte.

Njerëzit me uniforma burgu bërtisnin: “Dil jashtë, dil!” dhe për shkak se nuk kishte shkallë, disa nga të moshuarit dhe ata me aftësi të kufizuara ranë përtokë dhe të rinjtë thjesht i shkelën sepse nuk donin të goditeshin.

Shumica e grave dhe fëmijëve shkuan në një drejtim. Aty e humba nga sytë motrën time kur mbërrita. Nazistët na çuan në Monoëitz [i njohur si KZ Aushvic III Monoëitz] për të punuar për kompaninë IG Farben, prodhon metanol dhe gomë për ushtrinë.

Unë bëra tatuazh me numrin 116927 dhe nuk isha më Albrecht Ëeinberg. Atje punova për 2 vite. Pas disa marshimesh vdekjeje e gjeta veten të shtrirë mes të vdekurve dhe të gjallëve në një vagon në Bergen-Belsen. Trupat tanë ishin nxjerrë jashtë. Dy ditë më vonë, një tank hyri brenda. “Tani më në fund do të çlirohem nga vdekja”, mendova unë, por ishin ushtarët britanikë që vinin për të na çliruar.

Unë dhe motra ime, Friedel, me të cilën isha ribashkuar, vendosëm të emigronim. Nuk ndjeva gjë tjetër veç urrejtje për Gjermaninë. Na dërguan në Bremerhave. Në shkurt të vitit 1947 u nisëm me anije drejt Nju Jorkut, ku jetuam për më shumë se 60 vjet. Atje punova si kasap.

Friedel dhe unë u betuam me njëri-tjetrin se nuk do të martoheshim kurrë dhe nuk do të vendosnim fëmijë hebrenj në botë. Në një moment mora kompensim prej 5,000 markash gjermane nga IG Farben. Ndaj nuk kam dashur kurrë të kthehem në Gjermani.

Kur motra ime pësoi një goditje në tru, ne pranuam ofertën për t’u kthyer në Gjermani në 2011 pasi nuk kishim njeri që të kujdesej për ne në Nju Jork, kjo pasi kujdesi mjekësor ishte përtej mundësive tona. Nuk kalon ditë që të mos mendoj për familjen time. Tani gjëja më e afërt që kam me një gur varri ku mund të ndihem afër tyre.

Unë kthehem në Aushvic çdo ditë. Sa herë që laj fytyrën para pasqyrës, shoh tatuazhin tim.

Historia e Mindu Hornick

Mindu Hornick lindi në Çekosllovaki në vitin 1929. Kur ajo ishte 10 vjeç, babai i saj, Moisiu, u dërgua në një batalion të punës së detyruar dhe ajo dhe pjesa tjetër e familjes u dërguan në një geto në Kosice.

Kur mbërritëm në Aushvic, nuk kishim asnjë ide se çfarë ishte. Një kapo [të burgosur hebrenj të detyruar të qëndronin si roje për SS-të] na tha në jidish se unë dhe motra ime duhet të pretendonim se jemi më të vjetër se sa ishim – 17 dhe 19 vjeç – në mënyrë që të kishim një shans për të mbijetuar. Nëna ime ishte shumë e frikësuar. Kur na nxorën nga kamionët e bagëtive në Aushvic, ne vërtet menduam se kishim hyrë në ferr. Aty u ndava nga vëllezërit dhe nga nëna ime. Ajo kishte një shall me pika. Unë i bëja me dorë asaj dhe ajo më përshëndeti me dorë. Ishte hera e fundit që e pashë.

Pyeta se kur mund të shihja nënën, dhe mbaj mend që të burgosurit e tjerë më thanë “Nuk do ta shohësh më kurrë nënën tënde”. Aty cudfitësisht arrita të gjeja tezen time, Bertën. Pa mbështetjen e saj dhe të dy kushërinjve të mi, Lily dhe Elsa, besoj se nuk do të kisha mbijetuar. Më vonë na dërguan të punonim në të ashtuquajturin seksion Kanada të kampit, ku detyra jonë ishte të gjenim bizhuteritë në sendet, veshjet që njerëzit kishin sjellë me vete.

Në lidhje me ushqimin, na u deshën ditë për të kuptuar se supa e bërë me rrepa përmbante brom, për të parandaluar ciklin menstrual. Unë kam qëndruar atje për 6 muaj, por më janë dukur si një përjetësi.

Mendoj se ishte fati im më i madh ishte që u largova nga Aushvici. Më pas na dërguan në kampin e përqendrimit Neuengamme, në Lübberstedt-Bilohe, 15 km jashtë Hamburgut. Puna ime atje konsistonte në mbushjen me bomba, granata dhe mina me eksploziv për Luftëaffe. Ndryshe nga Aushvici, kravatat nuk ishin thjesht prej druri, por ishin të mbuluara me kashtë. Kishim batanije dhe ushqeheshim me një supë të bërë nga bishtajoret.

Në pranverën e vitit 1945 hipëm në një tren që u sulmua dy herë nga avionët luftarakë britanikë Typhoon, të cilët nuk e kuptuan se po transportonte të burgosur. Pa pas në u desh të futeshim në anije që shkonin për në Lübeck, të cilat gjermanët planifikonin t’i shkatërronin për të hequr qafe provat përpara dorëzimit të tyre, por për shkak të sulmit ne u vonuam. Për shkak se pilotët e RAF menduan se anijet përmbanin personel, ata i bombarduan dhe mijëra të burgosur – punëtorë skllevër të mbledhur nga e gjithë Gjermania – u vranë. Unë ende pyes veten se si kemi mbijetuar.

Në prill të 1948 mbërrita në Birmingham të Britanisë. Qyteti dukej i mjerë dhe i ftohtë, por aty jetova në ashtëpinë e xhaxhait tim Zolly dhe teztes Hety.

Fillova të flas për Holokaustin vetëm pas 40 vjetësh, por për ta bërë këtë më duhej të filloja të gërmoja shumë thellë në nënndërgjegjen time për të arritur atë që kishte ndodhur në të vërtetë.

Për herë të parë u ktheva në Aushvic në vitin 2014. Pata një reagim të tmerrshëm, një vrull kujtese. Ishte gjithashtu shumë traumatike. U ktheva në shtëpi duke menduar për prindërit e mi. Në vitin 2018 u ktheva sërish në Gjermani.

Historia e Eva Clarke

Kur nazistët mësuan se nëna ime ishte shtatzënë me vëllain tim, ata detyruan prindërit e mi që të nënshkruanin një dokument ku thuhej se do të dorëzonin të porsalindurin në Gestapo për ta vrarë pas lindjes.

Më pas prindërit e mi u dërguan në Aushvuc aty nëna ime ngeli shtatzëne, me mua. Mbaj mend që krahasoi Aushvicin me Ferrin e Dantes, ku tha se kampi ishte më i tmerrshëm.

Pasi mamaja ime u konsiderua e përshtatshme për punë, ajo dhe të tjerët u dërguan në një kamp pune skllevërish në një fabrikë armatimimi pranë Dresdenit. Në fillim të gjithë menduan se do vriteshin, derisa iu dhanë nga një copë bukë.

Tani që së shpejti do të festoj ditëlindjen time të 80-të, kam në plan të kthehem sërish në pranverë në Aushvic, për “Marsin e të Gjallëve”. Unë do të vazhdoj të tregoj historinë e nënës sime për aq kohë sa të mundem. Jam e vetëdijshme se kam një histori për të treguar që është unike për mua, për ne.