BOTA

“90% e ushtarëve të Wagner që janë vrarë, ishin të burgosur”

Kompania mercenare “Wagner Grup” deri me tani ka humbur rreth 30 mijë ushtarë në luftën në Ukrainë. Sipas Shtëpisë së Bardhë rreth 90% e humbjeve të Wagner Grup deri në mes të dhjetorit kanë qenë të dënuar.

“Bazuar në të dhënat e inteligjencës, mendojmë se 90% e atyre që janë vrarë në luftimet gjatë muajt dhjetor kanë qenë persona të dënuar. Burra që janë liruar nga burgjet dhe janë hedhur në fushën e betejës pa asnjë lloj stërvitje, ekuipazhime dhe pa një organizim komande. Besojmë se Wagner vijon të mbështetë pikërisht në këtë lloj kontingjenti në luftimet në Bakhmut.”

Gjatë konferencës për mediat zëdhënësi Këshillit kombëtar të sigurisë në Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirby tha se Presidenti rus Vladimir Putin nuk është duke shprehur asnjë lloj interesi për t’i dhënë fund luftës.

Mendoni se Zoti Putin ka shprehur ndonjë interes të vogël për mbyllur luftën, një luftë që ai mund të mbyll që sot?

Jo. Dhe çfarë është duke bërë? Lëshon raketa dhe bombardon me dronë infrastrukturën civile, duke shkëputur energjinë, duke vrarë fëmijë dhe duke blerë dronë nga Irani dhe predha artilerie nga Koreja e Veriut. Ky nuk është një njeri që kërkon t’i japë fund luftës.

Ndërkohë forcat ukrainase kanë zmbrapsur të paktën 16 sulem të rusëve në disa pozicione në rajonet e Donjetskut dhe Luganskut. Gjithashtu forcat ajrore të Ukrainës goditen disa zona ku qëndronin ushtritë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore ruse.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

4 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

15 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

21 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

1 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago