FOTO&VIDEO

94 mijë euro u dhuruan për personin që nuk “ekziston”

Një sinjal i vetëm për kërkim mjetesh në emër të Blerim Morinës ndezi rrjetin social Tik Tok. Për pak orë, në emër të tij u mblodhën hiç më pak se 94 mijë euro.

Vali Corleone, Fero, Nili B, Rasim Avdyli e figura të tjera të njohura në këtë rrjet social u vunë në krye të fushatës.

Agron Bajrami rastësisht e pa thirrjen në këtë rrjet social dhe vendosi t’i bashkohet nismës.

“Për rastin kom dëgju në Tiktok, se tash për momentin po e dini edhe vetë, në Tiktok po jemi më aktivë. Rastësisht më ka dalë aty që po mbledhin pare për qat Blerim Morinën, e kom pa te Vali Corleone, Fero, te qeky Arsimi edhe Naseri Bajreliu, e cili është po më duket në burg për momentin dhe ai u kon arsyeja se pse kam kontribu edhe unë”, tha për KIKS-in Bajrami.

Ai thotë se fillimisht i dha 100 euro, por kur pa që njerëzit po dhuronin më tepër, i dha edhe 100 të tjera.

“Se ata 24 orë më duket janë kon live, unë nuk jom kon 24 orë, por bukur gjatë e kom përcjell edhe unë se dojsha me ditë çka është puna edhe për 24 orë janë mbledh ato 100 mijë euro, 100 mijë po them, po vetëm në Go fund me, te ajo faqja 94 mijë, që jua kam dërgu linkun, prej 2 mijë donatorë, d.m.th prej krejt botës, çka kanë çu pare”, tha ai.

Por vetëm pas pak ditësh doli se e gjitha ishte një mashtrim i madh.

Persona publikë e media ranë në kurthin e Armend Morinës, i cili, përveç të tjerash, kishte hapur edhe llogari në njërën nga bankat kosovare.

Morina duket se kishte planifikuar gjithçka. Ai, përveç apeleve publike, u kishte shkruar edhe bizneseve të ndryshme, duke kërkuar para në emër të vëllait.

Por i sëmuri nga leukemia akute duket të mos jetë kuruar askund.

Kiks Kosova ka kontaktuar edhe Spitalin rajonal të Mitrovicës, për të pyetur nëse Blerim Morina kishte kërkuar trajtim në këtë institucion, por ata, përmes telefonit, kanë theksuar se fakti që nuk kanë një sistem elektronik të menaxhimit, nuk mund të dinë nëse Morina kërkoi trajtim aty.

Por kanë theksuar se ky spital nuk ka repart për trajtimin e personave që vuajnë nga leukemia akute.

Blerim Morina nuk është trajtuar asnjëherë as në QKUK. Drejtori i Hematologjisë, Shemsedin Sadiku, i ka thënë KIKS Kosovës se në protokollet e këtij reparti nuk figuron emri i tij.

“Kemi shikuar protokolin e të sëmurëve për trajtim jashtë vendit për vitin 2022, por pacienti i cekur më lartë-Blerim Morina me Dg. Leukemi akute, nuk është gjetur se është dërguar nga Konzilium i Klinikës së Hematologjisë”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Apeli për Blerimin u zhduk, e po ashtu edhe vëllai i tij, Armendi. Kiks Kosova ka provuar ta marrë në telefon disa herë, por pa sukses.

Të premten, Klan Kosova, për orë të tëra, kërkoi në Mitrovicë, për të gjetur ndonjë gjurmë për Blerim e Armend Morinën.

Megjithatë, një gjë e mirë ndodhi, Agroni i mori mbrapa 200 eurot e tij që i dha në Gofundme, pasi paypal ia ktheu mbrapa.

Kjo vërehet nëse krahasohen të dhënat në Gofundme, ku në fillim figuronte shifra 94 mijë e 787 euro,  pastaj u bënë 93 mijë e 822, derisa të martën në orën 15:00, para të mbledhura nën këtë emër ishin 91 mijë 212.

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

23 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago