Mediet serbe kanë transmetuar lajmin se zyrtarët doganor dhe pjesëtarët e Policisë kufitare të Kosovës nuk lejuan pasdite hyrjen në Kosovë të kryetarit të Këshillit të Banjallukës për ndihmë të serbëve të Kosovës Milorad Arlov, që thotë se kishte plan ndarjen e bursave dhe dhuratave për fëmijë, raporton RTS.
“Përsëri më është dorëzuar një që quhet dokument i AKI-së (Shërbimit Informativ të Kosovës”) me të cilin më ndalohet hyrja në Kosovë, tha Arlov duke nënvizuar se dikujt i pengon aktiviteti i tij humanitar dhe i Këshillit të Banjallukës.
Arlov është dashur që në Tempullin “Sveti Dimitrije” në veri të Mitrovicës të dorëzoj bursat katër mujore që donatorët anonim në vlerën 100 euro për 6 fëmijë serb të Kosovës, tre nga veriu dhe tre nga jugu i Ibrit.
Sipas medieve ai duhej të shpërndante rreth 1 mijë dhurata të vitit të ri për fshatrat e izoluara Banjë dhe Suhagerll në komunën e Skenderajt dhe në fshatra të Pejës, Klinës dhe Rahovecit.
Dhurata ishte planifikuar të ndante edhe për fëmijë me vështirësi në zhvillim në Mitrovicë dhe të vizitonte ndërtimin e qendrës ditore “Më mbështet” përmes Këshillit për ndihmë të serbëve në Kosovë, që financohet nga institucionet e Srpska.
“Përkundër ndalesave të futem në Kosovë, fëmijët dhe prindërit e tyre mund të presin vazhdimin e mbështetjes edhe në të ardhmen”, tha ai, duke paralajmëruar se shumë fëmijë do të mund të qëndrojnë si mysafir në Srpska në kuadër të aksioneve “ Lidhim fëmijët e Kosovës me Srpska”.
Bursat do të dorëzohen nesër në komunën e Rashkës në Serbi, ndërsa dhuratat do iu dorëzohen përmes zyrtarëve të komunave përkatëse të Istogut, Skenderajt, Klinës, Pejës edhe Rahovecit.