Kosova ka bërë disa stërvitje me NATO-n. Që nga fillimi është stërvitur me KFOR-in. Ka filluar në misione ndërkombëtare, por ende jo ushtarake.
Është e armatosur lehtë, ndoshta ushtria me armatimin më të dobët. Por, në momente të caktuar mund të shfaqen shqiptarët si luan.
Gjaknxehtësia e tyre, i bën ushtarë dhe luftëtarë të veçantë.
Lavdia e luftëtarëve shqiptarë në Mesjetë
Nuk kishte ushtri thuaja në mesjetë që, që nuk kishte ushtarë shqiptarë.
Aq shumë ishin dëshmuar dhe kishin krijuar besim, sa që ata ishin shpesh përcaktues të fitoreve në beteja, ani pse ishin në numër të vogël.
Fitoret e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ishin kthyer në legjenda në Europë. Fitoret 25 vjeçare ndaj perandorisë më të madhe të kohës dhe një prej më të mëdhave që nga antikiteti, s’kishin se si të mos e kthenin në një legjendë.
Pas rënies së Arbërisë nën pushtimin osman, filloi largimi i familjeve aristokrate dhe të luftëtarëve të dalluar.
Këta luftëtarë në perëndim u bashkuan duke hyrë në ushtri të ndryshme, si luftëtarë me pagesë. Këto formacione njiheshin edhe në Europë si Stratiotët. Formacione të tilla ka pasur edhe Skënderbeu.
Më i njohuri nga komandantët stratiot ishte Mërkur Bua (Shpata), një pinjollë i familjes mbretërore të Shpatajve në jug të Arbërisë (sot ndodhet në Greqi), ndoshta më i suksesshmi prej të gjithëve, dhe që sot konsiderohet nga shumë studiues si shkaktar i krijimit të shtetit të Zvicrës.
Stratiotët kalorës në Europë njiheshin si luftëtarë të palodhur, dhe të egër. Po ashtu i përballonin kushtet më të rënda të luftës dhe jetës, të ftohtit e acarit, ngricave dhe akujve. Sulmonin sipas strategjisë skenderbejane në të gjitha rrethanat, natën dhe ditën, në befasi.
Duket se kushte të tilla ofron këtë dimër Ukraina. Përballë saj egërsia ruse, e cila veç numrit të madh të ushtarëve, ka edhe armatimin më të sofistikuar pas SHBA-së, dhe sot është rivale me Kinën, që po përparon shpejt edhe në teknologjinë jokonvencionale.
Heronjë nga prehistoria
Shqiptarët janë dalluar me heronjë në parahistori dhe histori, që nga shkrimet homerike kur shquhen, Akili, Odiseu, Ene dardani, e për të ardhur tek heronjtë historik, si Aleksandri i madh, Pirro, për të vazhduar me heronjtë e perandorisë romake, si Diokleciani, e më pas Konstantini i madh, Justiniani (Bizanti) etj, për të arritur në epokën e lavdishme të Skënderbeut, dhe luftërat heroike edhe të shekullit të pavarësimit të Shqipërisë.
Heronjtë si Oso Kuka, Mic Sokoli, e deri tek Adem Jashari, janë shembuj atipik për historinë e luftërave.
Kështu që më shumë se tre mijë vjet histori e argumentuar, shquhen shqiptarët për heroizmin e tyre, madje jo vetëm të burrave, por edhe të grave.
Madje sipas studiuesit Albert Nikolla, shqiptarët – gegë përmendën si luftëtarë në luftën ndoshta më të madhe të pragut të parahistorisë, e njohur si Beteja e Kadeshit, të cilën e fitoi Faraoni egjiptas Ramsesi i II, si dhe në epin e Gilgameshit!
Shqiptarët i kanë dhënë vulën edhe krijimit të shumë mbretërive, përveç që kanë qeverisur me to, ai ato romake, Lindje e Perëndim, me perandorinë osmane etj., por kanë krijuar Mbretërinë e Egjiptit, të cilën e kanë udhëhequr për rreth 150 vjet, brenda të cilit territor shtrihej Sudani (tani edhe ai jugor), pa luftërat e shqiptarëve Greqia kurrë nuk do ishte bërë shtet, po ashtu as Mali i Zi, dhe madje mbreti i parë i Serbisë ishte një shqiptar i dalluar, Karagjorgje nga fisi Kelmendi.
Një betejë me rusët
Por, në rast të shpërthimit të luftës në Ukrainë, a mund t’i kërkohet FSK-së që t’i bashkohet në frontin antiRusi!?
Nëse Kosovës i vie një kërkesë e tillë, Qeveria duhet ta pranojë pa diskutim, por duke parashtruar dy kushte:
Që të përshpejtohen procedurat apo të anashkalohen të gjitha, dhe që Kosova të futet në NATO dhe
Që perëndimi të heqë dorë nga presioni ndaj Kosovës për t’i bërë kompromise Serbisë, e cila ka gllabëruar territor nga shqiptarët sa rreth tri Kosova.
Natyrisht që ne mund të shtrojmë kushte të nduarndurshme, më shumë se sa zë vend një tabelë, por dy kërkesa fundamentale, të cilat e mbrojnë dhe i japin fund provokimeve serbe ndaj shtetësisë së Kosovës, janë të domosdoshme.
Mbetet të shihet pastaj se sa mund të çojë peshë Kosova në luftën e pritur Rusi-Ukrainë.
Duke llogaritur në potencialin heroik, të sakrifikimit deri në pakuptueshmëri të motivit dhe të vullnetit, shqiptarët mbase do të mund të bënin magji, dhe të ishin përcaktues në front, siç bëri Mërkur Bua Shpata në luftën franko-zvicerane.
Shqiptarët janë sprovuar paksa në luftime me rusë, por vetëm me mercenarë, të cilët ishin përkrahë Serbisë në betejën e Koshares, ku shqiptarët dolën fitimtarë.
A është e gatshme FSK-ja për të marrë pjesë në fronte të luftës në aleancë me NATO-n dhe SHBA-të!?
Mbase në këtë pyetje përgjigjen më të mirë e ka dhënë Shkolla e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara të Universitetit “John Hopkins” dhe Qendrës “Woodroë Wilson”, të cilat në raportin “Nga kriza në konvergjencë – strategjia për luftën kundër jo stabilitetit në Ballkan në burimin e saj”, sipas së cilës Perëndimi duhet ta përshpejtojë hyrjen e Kosovës në NATO.
“Duke krijuar një rrugë drejt anëtarësimit në NATO për Kosovën, leva që Serbia ka mbi fqinjët e saj dhe mbi SHBA-në dhe BE-në do të zhdukej”, thuhet në studim.
Pra, duke pasur tashmë edhe vlerësime nga qendra të studimit, Kosova ndoshta e para do të duhej të hidhte hapin për anëtarësim, pavarësisht deklarimeve.
Më mirë fillimisht në NATO, e pastaj marrëveshje gjithëpërfshirëse, se sa njëherë marrëveshje, pastaj në NATO.
Kjo logjikë, e ndjekur aktualisht i bie, sikur ‘standardet para statusit”, politikë e udhëhequr nga UNMIK-u në Kosovë, e cila nuk ka arritur të krijonte asnjëfarë standardi thuaja.
Kriza e Ukrainës është një shans dhe një shembull që SHBA-ja dhe perëndimi duhet ta fusë urgjentisht Kosovën në NATO!