A do t’i zhdukë koronavirusi majmunët?

Turizmi që lidhet me gorillat në Afrikë është pezulluar, ndërsa strehët e majmunëve të tjerë, siç është orangutangu, janë mbyllur dhe nuk mund të vizitohen nga publiku.

Nuk dihet nëse majmunët e mëdhenj mund të kontraktojnë virusin, por ekziston një frikë në rritje se mund të jenë po aq të rrezikuar sa njerëzit.

Këtë javë një tigër në kopshtin zoologjik “Bronx” testoi pozitiv për koronavirusin. Janë vendosur masa të reja për të mbrojtur macet e mëdha dhe kujdestarët e tyre.

Dr Kirsten Gilardi është zyrtarja kryesore veterinare, e cila ofron kujdes veterinar për gorillat në pyjet e Ruandës, Ugandës dhe Republikës Demokratike të Kongos.

“Ne nuk e dimë nëse infektohen gorillat; nuk kemi parë ndonjë provë për këtë.”- tha ajo. “Por për shkak se gorillat janë të ndjeshme ndaj patogjenëve njerëzorë, ne e dimë se mund të zhvillojnë sëmundje të frymëmarrjes.

Gorillat malore (Gorilla beringei beringei) janë një specie e rrezikuar e majmunit të madh që gjendet vetëm në pyjet e Ruandës, Ugandës dhe Republikën Demokratike të Kongos. Të tre vendet kanë hasur raste të njerëzve me koronavirus.

Puna e veterinarëve dhe kujdestarëve që kujdesen për gorillat vazhdon, por me masa paraprake shtesë. “Pjesa më e madhe e asaj që ne po praktikojmë tani, në drejtim të distancimit shoqëror dhe vetë-karantinës, janë në zemër të rekomandimeve për mbrojtjen e majmunëve të mëdhenj po ashtu,”- tha Dr Gilardi, i cili është edhe profesor veterinar në Universitetin e Kalifornisë, Davis.

Edhe para shpërthimit, njerëzve u kërkohej të qëndronin shtatë metra larg nga gorillat në çdo kohë. Udhëzimi i ri nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) bën thirrje për një distancë minimale prej 10 metrash nga majmunët e mëdhenj, me zvogëlimin e vizitave nga njerëzit në minimumin e nevojshëm për sigurinë dhe shëndetin e tyre. Asnjë person i sëmurë, ose i cili ka qenë në kontakt me një person të sëmurë në 14 ditët e mëparshme, nuk lejohet afër tyre.

Humbja e habitatit është një kërcënim i madh për mbijetesën e majmunëve të mëdhenj, por viruset janë gjithashtu një shqetësim. Sëmundja infective tashmë është listuar në mesin e tre kërcënuesve për majmunët e mëdhenj.

Qendra e Rehabilitimit të Orilutan të Sepilok në ishullin e Borneo është një nga shumë vende të shenjta për majmunët e mëdhenj, që ka mbyllur dyert për publikun.

Susan Sheward, themeluese dhe kryetare e Apelit të Orangutangut në Mbretërinë e Bashkuar (OAUK), tha në një deklaratë: “Kjo sëmundje mund të jetë fatale për orangutangun e rrezikuar tashmë, është një rrezik që ne nuk mund ta lejojmë që ai ta marrë. OAUK do të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar që orangutangu në Sepilok do qëndrojë i shëndetshëm dhe i sigurt “.