Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është pyetur sot nga mediat nëse ajo do të propozohet nga Vetëvendosje si mandatae për kryeministër.
Ajo ka deklaruar se nuk do të flas për këto çështje, të cilat i ka quajtur puro politike.
Megjithatë, Osmani shton se shumica prej këtyre lajmeve janë spekulime për të cilat do të përgjigjet më vonë.
“Në radhë të parë nuk dua që të flas për këto çështje puro politike kur qëllim i vetëm i pjesëmarrjes lidhet me bashkëpunimin ndërinstitucional, për pjesën e dytë të pyetjes tuaj në një moment tjetër do të dua të përgjigjem, shumica dërmuese janë spekulime, po do të përgjigjem më vonë”, tha Osmani.