LAJME

A duhet vendosur edhe shtatorja e Ismail bej Vlorës në sheshin kryesor të Tiranës?

<p>Në <strong>një intervistë të fundit për Top Channel skulptori Mumtaz Dhrahmi hodhi idenë që një shtatore e Ismail bej Vlorës meritonte një shesh të vetin&comma; ose duhej vendosur po në sheshin &&num;8220&semi;Skënderbej&&num;8221&semi; përballë  me monumentin e Gjergj Kastriotit&period;<&sol;strong><&sol;p>&NewLine;<p>Por si kanë ndryshuar me kohën veprat e artit në sheshin që mesa duket vetëm emrin nuk ka ndryshuar…<&sol;p>&NewLine;<p>&OpenCurlyDoubleQuote;Një gjë nuk ka lëvizur kurrë&period; Që ky shesh&comma; pavarësisht ndërthurjes së rrugëve&comma; që krijuan bërthamën e parë elementare për këtë shesh është quajtur gjithmonë sheshi &OpenCurlyDoubleQuote;Skënderbej”&comma; tha Artan Shkreli&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Ky shesh e ka marrë emërtimin sheshi &OpenCurlyDoubleQuote;Skënderbej” në 26 nëntor 1937&period; Origjina e emrit Skënderbej nuk vjen nga monumenti i Skënderbeut siç mund të kujtojë kushdo&comma; por vjen nga një kazermë&period;<&sol;p>&NewLine;<p>E cila fillimisht ka qenë një kazermë osmane&period; dhe me ardhjen e okupacionit austro hungarez u quajt kazerma Skënderbeg&period; Objekti i parë artistik ka qenë një shatërvan i madh i vendosur në majën e piramidës së sheshit sot&period;<&sol;p>&NewLine;<p>&OpenCurlyDoubleQuote;Përpara se të bëhej monumenti i Skënderbeut aty ka qenë monumenti i Stalinit&comma; i cili u vu në 53&comma; kur ai vdes&period; Si një shembull i vazhdimësisë staliniste&period; më vonë figura e Stalinit errësohet&period; Hrushov ve gurin e pare në pallatin e kulturës&comma; kështu që lindi idea e heqjes së Stalinit&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Danish Queen Strips 4 of Her Grandchildren of Their Royal Titles<br &sol;>&NewLine;×<br &sol;>&NewLine;Me rastin e 450 vjetorit të heroit u vendos që të vihej monumenti i Skënderbeut&comma; aty ku është&period; I cili është për hir të së vërtetës një punim monumetal i bërë nga Odise Paskali me ndihmësat e tij”&comma; u shpreh Artan Shkreli&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Monumenti u vendos aty me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar&period; Ky monument është vepër e skulptorëve Odhise Paskali&comma; Janaq Paço e Shaban Hadëri dhe përurimi i tij u bë më 11 janar 1968&period; Gjatë periudhës së socializmit sheshi pësoi ndryshimet e veta&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Idea fillimisht ishte të ngrihej pallati i shtypit&period; Një objekt i lartë prej xhami&period; me ambicien e arkitekturës së re në Shqipëri dhe para saj të vendosej monumenti i lirisë&comma; por kjo gjë nuk u bë kurrë&period;<&sol;p>&NewLine;<p>&OpenCurlyDoubleQuote;Zhvillimet bënë të tillë që kur vdes Enver Hoxha të zëvendësohej idea e monumentit të lirisë me monumentin e Enver Hoxhës&period; Pak kohë më vonë këtu ngrihet monumenti i cili ze një vend përballë pallatit të kulturës&period; Shikon nga lindja&period; Fotografia ikonike me monumentin e pjerrët gati në rënie që zuri faqet e para të shtypit botëror shënon edhe fundin e një epoke”&comma; tha Artan Shkreli&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Sa i përket propozimit që Ismail Qemali dhe Gjergj Kastrioti të jenë në një shesh Shkreli mendon se kjo nuk do të ishte zgjidhja e duhur&period;<&sol;p>&NewLine;<p>&OpenCurlyDoubleQuote;Sheshi quhet ” Skënderbej”&period; Do të ishte dicka e pamotivuar që dy figura kaq të rëndësishme për historinë e Shqipërisë të rinin përkundruall njëri tjetrit&period; Ato kanë rolin e tyre shumë të madh në histori&period; Ajo që i jep identitet sheshit dhe mesa duket do ngelet edhe në të ardhmen është Gjergj Kastrioti që ka fatin e madh të këtë për sfon ministritë&period; Me të cilin ne jemi rritur dhe shpresojmë t’ua përcjellim dhe fëmijëve tanë”&comma; tha Artan Shkreli&period;<&sol;p>&NewLine;&NewLine;

Related Post
FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

VIDEO/ Senatori amerikan nxirret me dhunë jashtë konferencës, policia e shtrin përtokë dhe i vendos prangat

Gjatë një konference për shtyp me Sekretaren e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, senatori i Kalifornisë…

7 orë ago

“Një top u bë shkaktar”, mediat kanadeze shkruajnë për tragjedinë ku vdiqën gruaja nga Deçani me djalin e saj

Një top u bë shkaktar për vdekjen e një gruaje 34 vjeçare nga Kosova dhe…

7 orë ago

Tragjedia e familjes nga Deçani: Dyshohet se nënë e djalë u mbytën në pishinë

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e një nëne…

9 orë ago

Dalin pamjet e reja, si u rrëzua avioni i Air India

Një video e re nga një kënd tjetër që tregon aeroplanin e “Air India” duke…

12 orë ago

Pasagjeri britanik në sediljen 11A i mbijeton rrëzimit të aeroplanit në Indi

Një burrë britanik që pretendon se ka mbijetuar aksidentin në Ahmedabad ka përshkruar momentin kur…

12 orë ago

LDK e konkretizon “qeverinë e unitetit”, PDK thotë se janë numrat për ekzekutiv pa LVV-në, Nisma kërkon uljen e pragut

LDK-ja, e cila refuzoi të bashkëqeverisë me LVV-në, dëshiron Qeveri të Unitetit me përfshirjen e…

12 orë ago