Një prej temave të diskutuara në Athinë në mes të Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe homologut të saj, Nikos Dendias, ka qenë fusha e energjisë. Dendias ka thënë se dëshira e Greqisë është që Ballkani Perëndimor të jetë i lidhur përmes interkonektorëve të gazit të TAP-it.
Anipse përgjigja e Gërvallës ishte se Kosova do të mbetet në kontakt me miqtë për opsionet e tranzicionit energjetik, dhe do ta njoftojë këtë të fundit për vendimet e Kosovës në këtë fushë, ambasadori amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt ka treguar se çfarë ka biseduar me Gërvallën në zyrën e tij.
Pyatt përmes një cicërime në Twitter tha se ShBA-të mbështesin fuqishëm synimet e Greqisë dhe Kosovës për energjinë, ekonominë dhe sigurinë në Ballkan.
“Takimi i madh me @GervallaSchëarz gjatë vizitës së saj të parë në Athinë, një shenjë e forcimit të marrëdhënieve ndërsa Greqia dhe Kosova punojnë për të çuar përpara synimet e përbashkëta të energjisë, ekonomike dhe të sigurisë për stabilitet dhe prosperitet më të madh në Ballkan – të gjitha synimet që SHBA-ja i mbështet fuqishëm”, shkroi Pyatt.
Great meeting w/@GervallaSchwarz during her first visit to Athens, a sign of the strengthening of 🇬🇷🇽🇰 relations as Greece & Kosovo work to advance shared energy, economic & security goals for greater stability & prosperity in the Balkans-all goals which the US strongly supports. pic.twitter.com/YJKEH5M5Vd
— Geoffrey Pyatt (@USAmbPyatt) January 21, 2022