A s’ka punë? A s’ka puntorë?
Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë viteve të fundit dhe përgjigjet kanë qenë varësisht nga profili i personit i cili ka zgjedhur të përgjigjet.
Nëse ka qenë puntor, përgjigjja ishte: “S’ka kushte, s’ka paga”.
Nëse ka qenë shef, përgjigjja ishte: “S’po ka puntorë”.
E vërteta del në pah përmes hulumtimeve e statistikave. Numrat tregojnë për një shifër alarmante të kosovarëve të cilët punojnë pa kontrata pune.
Sipas hulumtimit të realizuar nga Inciativa kosovare për Stabilitet i vitit 2022, del që mbi 65 përqind e aksidenteve në punë nuk janë kompensuar, shifër kjo e cila rjedhimisht i frikëson kosovarët edhe të punojnë. Meqë i bie që në rast të ndonjë lëndimi, i cili nuk mund të parashihet e as të parandalohet, puntori nuk do të mbështetet financiarisht nga punëdhënësi i tij.
Të dhënat e marra në terren nga organizata IKS, në hulumtimin e titulluar “Kushtet e Punës në Kosovë”, doli se 32 për qind e qytetarëve nuk e dinë nëse kanë pasur ndonjë inspektim nga shtetit brenda vitit.
Një tjetër gjetje janë ditët e pushimit. Ndonëse të gjithë mezi i presim dhe me Ligj të Republikës së Kosovës, përcaktohen për shfrytëzim 20 ditë punë apo katër javë brenda vitit, pushim me pagesë, rreth 30 për qind e qytetarëve të cilët kanë marrë pjesë në hulumtim, del ta kenë shfrytëzuar atë vetëm 12 ditë.
Sipas kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, nga 100 për qindëshi, vetëm 80 për qind respektohet ligji i punës.
Azemi tutje hedh akuza edhe drejt aksidenteve në vende të punës dhe reagimit të punëdhënësve karshi këtyre rasteve. Sipas tij, ka raste kur punëdhënësi nuk e merr as mundin për ta dërguar puntorin e lënduar te doktori.
Madje, sipas Azemit, ka të tilla situata kur punëmarrësit mbesin edhe të paaftë nga pasojat e aksidentit, duke mos patur mundësi për të vazhduar punën tutje.
Në intervistën e tij për Kiksin, Azemi thotë se ka edhe raste kur vet punëtorët nuk dëshirojnë që të kenë kontrata punë. Kjo sipas tij ndodh sepse të rinjtë e shohin Kosovën si vend të paqëndrueshëm kur vjen cështje tek punësimi.
Azemi thotë se as inspektorët e punës nuk po e kryejnë punën si duhet. Madje disa prej tyre korruptohen për një drekë. Pas përfitimit të drekës a ndonjë forme tjetër korrupsioni, Azemi thotë se manipulohen raportet.
Sipas kryetarit të sindikatësë punëtorëve në sektorin privat, vetë inspektorët e punës, kanë një pjesë të fjalës për largimin e madh të të rinjve nga Kosova.
Azemi thotë që ka prej punëtorëve të cilët vendosin të fillojnë edhe procese gjyqësore nga punëdhënësve të tyre mirëpo i ndalon frika se cka mund të ndodh tutje.
Sipas tij, frika e puntorëve nga punëdhënësi vjen edhe si pasojë e korrupsionit sic thotë ai edhe në institucionet e drejtësisë.
Kujtojmë që Kosova është vendi më pagën minimale më të vogël në rajon me 170 euro në muaj, shumë kjo e cila ishte vendosur para më shumë se 12 viteve.
Në një situatë të vitit 2024, me rritjen e çmimeve dhe ndryshimit të standartit të jetës, si mund të kalkulojmë që një familje mund të jetojë me 170 euro?