POLITIKE

“A e kupton Aleksandër…?”: Vuçiq ka treguar se çfarë i kanë thënë pesëshja në takim

Duke folur për propozimin franko-gjerman për Kosovën, presidenti serb Aleskandar Vuçiq tha se e ka marrë më 13 dhjetor dhe më pas në presidencë kanë ardhur përfaqësuesit e pesë shteteve më të fuqishme në botë.

Së pari, sipas tij, pasoi non-paper-i i shtatorit, të cilit Serbia i dërgoi non-paper-in e saj dhe më 13 dhjetor pasoi propozimi franko-gjerman.

Dhe pastaj përfaqësuesit e pesë vendeve më të fuqishme të botës erdhën në presidencë, shtoi Vuçiq.

“A e kupton Aleksandër, ne jemi të vendosur të zgjidhim të gjitha problemet, sepse nuk duam të lejojmë përshkallëzimin e konfliktit në Ballkan. Në fjalinë e tretë më thanë, i nderuar president, nëse nuk e pranon zbatimin e kësaj nisme, do të përballesh me pezullimin e negociatave me BE-në, me ndërprerjen e ardhjes së investimeve të mëtejshme, por edhe me tërheqjen e të gjitha investimet dhe masat tjera gjithëpërfshirëse që do të tregojnë se si të gjithë ata që nuk janë dakord me BE-në”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se e kanë përsëritur tri herë, dhe se ai u ka thënë se ishte kërcënim. Vuçiq thotë se ka qenë para dilemës që duhet t’u përgjigjet menjëherë.

Ai tha se 90 për qind e planit që doli në opinion është i saktë.

Ai po ashtu tha se në tekst thuhet se të dyja vendet do të udhëhiqen nga parimet e OKB-së, duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin”, duke e konsideruar, siç tha ai, Kosovën shtet të pavarur.

Pika katër thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë institucion ndërkombëtar.

Kundërshtojmë apo jo, do të kenë shumicën për pranimin e Kosovës në NATO dhe KE”, tha Vuçiq.

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

57 minuta ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

1 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

16 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

17 orë ago