Pas paraqitjes së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Sky News, njëjtë ka bërë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku foli për sulmin paramilitar në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator si dhe për kryekriminelin famëkeq përgjegjës për sulmet, Milan Radojiçiq.
Vuçiq tha se ndaj Radojçiqit “ka aktakuzë për vepër të rëndë penale” dhe se po hetohet nga autoritetet serbe, por pyetur nga gazetari britanik se “a do t’ia dorëzoni atë Kosovës” u shtang krejtësisht.
“A po bëni hajgare”, e pyeti Vuçiq gazetarin.
“Jo”, u shpreh i prerë ai, teksa përsëriti të njëjtën pyetje.
“Unë po ju pyes, a po bëni hajgare”, ia ktheu sërish Vuçiqi.
Gazetari duke vazhduar të shohë në sy Vuçiqin, ky i fundit tha se “ne nuk mund ta ekstradojmë askënd sepse ne nuk e njohim Kosovën si shtet”.
Pyetur se a “është aleati juaj Radojçiqi”, Vuçiq tha se “po”. Pyetur se “a mund të thoni se e keni mik”, Vuçiq këtu e mohoi.
“Radojçiqi në proces paragjyqësor ka thënë se diçka ka blerë nga Kroacia diça nga Bosnja. Tash e po e verifikojmë”, tha ai.
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…