KRYESORE

A po e paralajmëron Greqia njohjen? Kryediplomati grek përmend se Pavarësia e Kosovës nuk është shkelje e së Drejtës Ndërkombëtare

Greqia, që bën pjesë në pesëshen e palëkundur mosnjohëse të Bashkimit Evropian, njeh ligjshmërinë e shtetësisë së Kosovës. Së paku kështu deklaron ministri i saj i Jashtëm. Ai përmend se GjND-ja nuk ka gjetur shkelje në shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe se ajo nuk është shpallur me ndonjë metodë të dhunshme.

Kryediplomati grek, Nikos Dendias, që së fundmi ka vizituar dy herë Prishtinën, tregon se Greqia nuk ka qëndrim negativ mbi shtetësinë e Kosovës.

Këtë ai e ka zbuluar gjatë një interviste, dhënë një mediumi grek, kur pyetet se a janë vizitat e tij në Prishtinë dhe zgjerimi i zyrës ndërlidhëse, shenja se Greqia do ta njohë Kosovën.

“Integrimi i Ballkanit Përendimor në familjën evropiane është kyç, pasi që stabilitetin në këtë rajon ka ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë tonë. Ne nuk duam një “vrimë të zezë” në kufijtë tanë veriorë. Edhe pse qëndrimi ynë për ‘status quo’-n Kosovës nuk ka ndryshuar, ne mbajmë qëndrim konstruktiv dhe përkrahim dialogun Beograd – Prishtinë”, ka thënë Dendias për Real News, transmeton Gazeta Express.

Bashkë me këtë, gazetari Giorgos Siadimas, e ka pyetur se a përbën ky akt, pra pavarësia e Kosovës nga Serbia, shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Dendias këtu ka përmendur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit, shpallja e pavarësimit të Kosovës nuk përbën shkelje të së Drejtës Ndërkombëtare dhe se ajo nuk është bërë përmes mjetëve, të cilat konsiderohen të dhunshme, sipas ligjit ndërkombëtar.

“Sa për legjitimitetin e një njohjeje të mundshme: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, vendosi në vitin 2010 se deklarimi i pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, pasi që nuk ka qenë produkt i përdorimit të një force ilegale, të dënuar nga Këshilli i Sigurimit. Kjo nuk ka qenë e njëjtë me rastin e deklarimit të një pseudeshtetit në vitin 1983. Me shpërbërjen e Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik, u formuan disa shtete të reja. Asnjëra nga to, nuk ishin prodhim i ndonjë sulmi të jashtëm”, thotë Dendias.

Në vizitën e fundit të Dendias në Kosovë, më 4 qershor, ai ka thënë se Greqia e përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën, se shteti i tij po e thellon bashkëpunimin ekonomik me Kosovën dhe se Greqia përkrah integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Intervista e plotë e krydipomatit grek është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

6 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

6 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

10 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

11 orë ago