POLITIKE

A po i çon LDK mesazhe Vjosa Osmanit?- bojkotojnë mbledhjen e kryesisë bashkë me partnerët e koalicionit

Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë me partnerët e koalicionit AAK-në dhe NISMA-n e kanë bojkotuar mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendi të Republikës së Kosovës në të cilën janë shqyrtuar disa çështje administrative që ndërlidhen me aspekte të brendshme të funksionimit të Kuvendit.

Në takim nuk ka marrë pjesë Arben Gashi i LDK’së, Daut Haradinaj i AAK’së e Haxhi Shala i NISMA’s, meqë partia e drejtuar nga Isa Mustafa ka arritur koalicion me Fatmir Limajn e Ramush Haradinajn për krijimin e qeverisë së re në rast se Kushtetuesja vendos për të mos shkuar në zgjedhje të reja.

Nuk dihet nëse një bojkot i tillë ndërlidhet me përplasjet e fundit të Osmanit me partinë e saj si pasojë e rreshtimit të kryekuvendares në krah të Kurtit sa i përket dekretit të presidentit Hashim Thaçi me të cilin ka nominuar Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, kishte thënë se një sjellje e tillë e Osmanit nuk është korrekte karshi elektoratit të LDK’së dhe bashkëpartiakëve. Madje Haki Rugova kishte thënë se Vjosa Osmani nuk është më në LDK.

Në takimin e thirrur nga Vjosa Osmani ka marrë pjesë Arbërie Nagavci e VV’së, Memli Krasniqi i PDK’së, Slavko Simiç i Listës Serbe dhe Fikrim Damka nga komunitetet.

Njoftimi i plotë i Kuvendit:

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryetares dr. Vjosa Osmani, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar një varg çështjesh që lidhen me aspekte të brendshme të punës dhe funksionimit të Kuvendit.

Kështu, me iniciativën e kryetares Osmani, Kryesia miratoi vendimin për reduktimin e shpenzimeve të telefonisë mobile, asaj fikse dhe reprezentacionit, si për stafin politik, ashtu edhe për administratën e Kuvendit.

Po ashtu, Kryesia njëzërimiratoi Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit, e hartuar në koordinim me përfaqësuesit e mediave dhe miratimit paraprak të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), si dhe mbështetjen e NDI-së.

U miratua gjithashtu edhe raporti i shpenzimeve të Kuvendit për periudhën janar-mars 2020, konform rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Transfere, ndërsa kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit të rishikuar dhe të buxhetit të rishikuar për vitin 2020, u procedua në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike.

Në këtë mbledhje, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

5 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago