Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, është pyetur se çfarë shkruan në testet që i solli sot Serbia në Kosovë.
“Është një paketim ku shkruhet se vetëm çfarë përmban brenda, dhe nuk kemi asnjë dokument tjetër i cili shënon se është dhuruar për këtë ose për diçka tjetër. Është donacion nga Republika e Serbisë që i ka bërë donacion Republikës së Kosovës”, tha Vitia , në Interaktiv.
Ai u pyet edhe njëherë nga gazetari nëse ka referenca si ‘Kosovo Metohije’.
‘Në asnjë mënyrë. Është vetëm kuti me përmbajtjen se çfarë përmbanë. Testet kanë ardhë në pikën kufitare në Jarinjë, më pas janë sjellur IKSHPK’, tha ministri në detyrë, Vitia.
Vitia ndër të tjera tha se Kosova ka marrë 1 mijë teste edhe nga Turqia dhe nga shumë vende tjera.
‘Një ofim i ndihmës së tillë e kam marrë si një shenjë të mirë, në kuptimin që të testohen gjithë qytetarët. Testet kanë ardhë në IKSHPK, nuk do të jenë teste vetëm për testimin e qytetarëve serbë’, tha Vitia ndër të tjera.