Anëtarët dhe zyrtarët e VV’së kanë rikthyer fushatën kundër atij që dikur e thërrisnin profesor Isa Mustafa.
I fundit është Haki Abazi, i cili bërë një analizë të gjatë për Partinë e Isa Mustafës duke e akuzuar për lidhje me PDK’në. Zëvendëskryeministri e ka lartësuar Shefin e tij të dyfishtë. Ka thënë se dikush po dëshiron ta ndalë hovin e suksesshëm të Kurtit.
Zëvendëskryeministri Haki Abazi kishte qenë njëri prej zyrtarëve të VV’së që kishte përdor një gjuhë të kujdesshme ndaj LDK’së në kohën kur bllokohej ndërtimi i koalicionit.
Por, tash kur kanë mbetur edhe pak ditë deri te rrëzimi i Qeverisë si pasojë e mocionit të LDK’së është rikthyer me kritika ish-anëtari i shoqërisë civile i cili u anëtarësua në VV pasi u largua nga aty Shpend Ahmeti me ekipin e tij.
Një ditë pas mocionit të LDK’së në Parlament, Abazi ka thënë se Partia e Isa Mustafës do të pësojë nga Hashim Thaçi.
“Nëse LDK e rrëzon qeverinë, gjendja e jashtëzakonshme shpallet brenda një kohe të shkurtër dhe Thaçi qëron hesape. Sigurisht që LDK do ta përjetojë thikën pas shpine ashtu si edhe në të kaluarën. Kosova do të tronditej”, ka shkruar Abazi.
Ai ka thënë se Partia e Isa Mustafës ka bërë presion të mos hiqet as taksa për shkak të pazareve LDK-Thaçi.
“Nga LDK dje është bërë presion për të mos u votuar heqja e tarifës dhe kjo dëshmon që nuk është tarifa por “borxhi” ndaj Thaçit dhe PDK. Veliu dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme janë anët e medaljes së njejtë. Nuk do të ishte korrekte nëse do ta bëja publike një gjë të tillë sikur LDK të ishte korrekte e parimore, sikur të ishte situatë normale, por votuesi i LDK dhe çdo qytetar duhet të kuptoj që taksa është justifikim dhe mburojë dhe asgjë tjetër, qëllimi i vërtet është në ruajtjen dhe mbarvajtjen e një sistemi që ka gllabëruar funksionimin e shtetit. Qëllimi është që hovi i sukseshëm i qeverisë Kurti dhe lufta kundër krimit dhe korrupcionit të ndalet. Kjo nuk është e gjithë LDK por disa individ dhe masha e tyre që kanë marrë peng vendin e tanimë kjo po del hapur në shesh”, ka shtuar ai.
Akuzat e zyrtarëve të VV për LDK’në kanë nisur prej se Isa Mustafa njoftoi se do ta rrëzojë Albin Kurtin, i cili shkarkoi Nënkryetarin e LDK’së nga pozita e Ministrit për shkak se i njëjti doli dhe përkrahu publikisht shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.