Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka thënë se çështja është e thjesht, me votimin e sonte në seancën e parlamentit të Malit të Zi, do të merret një vendim: ose zhduket Dritan Abazoviç nga skena politike ose Milo Gjukanoviç.
“Sonte ose Dritan Abazoviç ose Milo Gjukanoviq të zhduken nga skena politike”, deklaroi Abazoviç.
“Duke qenë se unë jam shumë më i dobët politikisht, financiarisht në mënyrë të pakrahasueshme – këto janë dy botë, njerëz nga bota e krimit që nuk i kam dhe ai i ka, media që nuk i kam dhe ai i ka – ndoshta fituesi mund të dihet paraprakisht. Por kjo nuk do të thotë që nëse kam kontribuar pak, dikush tjetër nuk do të marrë pishtarin dhe do ta ndezë dritën plotësisht, kushdo që ta bëjë këtë, unë do të jem këtu ta përgëzoj. Ose do të largohet Milo Gjukanoviç ose Dritan Abazoviç, e pas tij edhe shumë të tjerë”.
“A shqetësohem për jetën time – nuk jam pa merak, por realisht nuk kam frikë”.
Abazoviç: Unë sulmohem nga të gjithë, sepse unë s’jam as i gjelbër, as i bardhë, as çetnik, as partizan, as ustash – jam veç qytetar i Malit të Zi
Dritan Abazoviç edhe një herë gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Malit të Zi që po vazhdon tash e 12 orë, ka deklaruar se ai sulmohet nga të gjithë, sepse nuk bën pjesë në asnjë nga ndotësitë e grupeve politike në Mal të Zi.
“Liderët e disa partive duhet të tërhiqen. Shumë duhet të përgjigjen edhe… Pse jam unë objekt i të gjitha sulmeve – sepse nuk mund të më futësh në filmin e asnjë ane, unë nuk jam as i gjelbër, as i bardhë, as çetnik, as partizan, as ustash, as komit, jam qytetar i Malit te Zi, i cili po përpiqet të luftojë për të drejtat e barabarta të të gjithë individëve. Prandaj jam i shqetësuar”.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…