POLITIKE

Abdixhiku: Kosova është shumë e pasur për të qenë kaq e zbrazët dhe e zymtë, popullistët nuk e kanë këtë brengë

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kanë shënuar 34 vjetorin e themelimit të degës në Obiliq.

“Në Obiliq, së bashku me Kryetarin e Degës dhe Komunës, z. Xhafer Gashin, shënuam përvjetorin e 34-të të themelimit të Degës. Mes mirënjohjeve të dhëna për kontributin e gjeneratave të tëra, shtruam thirrjen tonë për të tashmen sikurse dhe vizionin tonë drejt së ardhmes.”

Ai ka thënë se LDK po mbledhë rreth vetes “njerëzit më të mirë të vendit, si thirrje për ngritje të djathtë gjithënacionale, si domosdoshmëri për t’i dhënë vendit të ardhme”.

Abdixhiku ka shtuar se Kosova është shumë e pasur për të qenë kaq e zbrazët dhe e zymtë.

“Kosova është shumë e pasur për të qenë e fundit në Evropë. Për të qenë kaq e zbrazët e për të qenë kaq e zymtë. Kosova ka plot njerëz punëtorë, familje të ndershme, biznese të shëndosha, mësues me ideale, mjek me pasion, shërbyes me dinjitet. Kosova ka tradita të pasura që duhet t’i kultivojë me fanatizëm, e ka potenciale të jashtëzakonshme që duhet t’i shfrytëzojë me plot përkushtim.”

Këtë brengë, ai thotë se nuk e kanë “popullistët”, sepse sipas tij nuk e besojnë Kosovën dhe se brengë e kanë mirëmbajtjen e vetes.

“Popullistët këtë nuk kanë brengë. Fillimsiht sepse nuk e besojnë Kosovën, e shohin si të përkohshme; e më pas sepse kanë tjetër synim. Ata brengë kanë mirëmbajtjen e vetes. Sa vota sjellë një vendim. Dhe në këtë mirëmbajtje kanë mbetur të kurthuar në përballjen me të shkuarën. Aty qëndrojnë me mburrje e krenari, por aty Kosova s’duron të qëndrojë më.”

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

8 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

11 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

11 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

12 orë ago